- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Unaza e Re: Rinisin shembjet e ndërtesave në lotin e dytë
Unaza e Re: Rinisin shembjet e ndërtesave në lotin e dytë
Mëngjesin e sotëm, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur prishjen e ndërtesave në zonën e Astirit. Në mbështetje të Inspektoriatit, me dhjetra forca policie janë vendosur përgjatë rrugës nga ish-sheshi “Shqiponja” deri te rreth-rrotullimi i Astirit.
Shembjet e 30 ndërtesave të sotme i hapin rrugë vijimit të punimeve në lotin e dytë në kuadër të projektit të Unazës së Re.
Aksioni i sotëm nuk solli përplasje mes banorëve dhe policisë, në ndryshim nga situata në nëntor të 2019, ku policia përdori gaz lot sjellës dhe 13 persona u dërguan për të marrë ndihmën e parë dhe të tjerë u shoqëruan në komisiariat.
Në 12 nëntor 2019 u prishën 33 banesa, 15 objekte një kateshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh. Më 15 nëntor u prishën dy banesa të tjera dy katëshe, ndërsa në 9 janar të 2020 numri i ndërtesave të prishura për lotin e parë shkoi në 41.
The post Unaza e Re: Rinisin shembjet e ndërtesave në lotin e dytë appeared first on Citizens.al.