- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Trajnim për gazetarët: “Mjetet dhe Teknikat e Raportimit Lokal” – Fier
Trajnim për gazetarët: “Mjetet dhe Teknikat e Raportimit Lokal” – Fier
Citizens Channel me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert fton të gjithë gazetarët e angazhuar në qytetin e Fierit në trajnimin e katërt të ciklit “Mjetet dhe Teknikat e Raportimit Lokal”, në datën 21 Shtator 2019. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë teorike dhe praktike mbi teknikat e raportimit lokal.
Trajnimit do të ndahet në tre pjesë kryesore:
Integrimi i multimedias në raportimin lokalNë këtë sesion do të ndahen njohuri praktike mbi realizimit dhe montimit të imazheve, audios dhe videos përmes aparatit celular në pasurimin e produkteve mediatike më elementë të multimedias. Një tjetër aspekt i rëndësishëm do jetë aftësimi mbi përdorimin e platformave për vizualizimin e të dhënave në grafika apo harta interaktive.
Mjetet dhe rëndësia e raportimit lokalNë këtë sesion pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me shembujt më të mirë ndërkombëtarë të mediave lokale, duke analizuar mjetet që ato përdorin për krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes. Në fund do të këtë një sërë udhëzimesh dhe këshillash për përshtatjen e këtyre modeleve në kontekstin shqiptar.
Raportimi lokal në FierNë këtë sesion pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë eksperiencat me një gazetar lokal të angazhuar në qytetin e Fierit, mbi çështje lokale të pa raportuara, që janë me rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve.Në fund të trajnimit do të organizohet një diskutim ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi ndajnë propozime për artikuj gazetaresk me në fokus qytetin e Fierit.
Trajnimi do të pasohet nga një thirrje e hapur ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të aplikojnë për realizimin e artikujve multimedial që do të mbikëqyren dhe mbështeten financiarisht nga Citizens Channel.
Plotëso formularin për tu bërë pjesë e trajnimit:
https://forms.gle/R4HpDWE2ft6kYCvT7
Vendet janë të limituara, ndaj personat e përzgjedhur do të marrin një e-mail konfirmimi.Më shumë detaje për axhendën dhe trajnimin do të publikohen pas përfundimi të fazës së regjistrimit
The post Trajnim për gazetarët: “Mjetet dhe Teknikat e Raportimit Lokal” – Fier appeared first on Citizens.al.