- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Tkurrja e sistemit arsimor”, 6,747 nxënës dhe studentë më pak këtë vit akademik
“Tkurrja e sistemit arsimor”, 6,747 nxënës dhe studentë më pak këtë vit akademik
Numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në vitin akademik 2021-2022 ka shënuar ulje. Sipas të dhënave të INSTAT, janë regjistruar 577.869 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,0 %. Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin zyrtar 584.616 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,6 %, krahasuar me vitin shkollor 2019-20.
Në arsimin parauniversitar janë regjistruar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Edhe arsimi 9-vjeçar ka pësuar një ulje të regjistrimeve, krahasuar me vitin e mëparëshëm. Gjatë këtij viti shkollor janë regjistruar 2,9 % më pak nxënës. Edhe arsimi i mesëm ka shënuar ulje prej 4,2%. Gjatë këtij viti akademik janë regjistruar 103.467 nxënës.
Referuar të dhënave, numri i mësueve gjatë vitit akademik 2021-22 në arsimin 9 vjeçar është 24.400. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.658.
Në arsimin e lartë vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.880 studentë. Krahasuar me një vit më parë, në arsimin e lartë është shënuar një rritje prej 0,1%. Nga këta studentë, 72.852 marrin pjesë në programet bachelor, duke shënuar një ulje prej 2,1 % krahasuar me 2020-21.
Mbi degët e preferuara të studentëve, të dhënat e INSTAT tregojnë se janë :“Biznes, administrim dhe ligj”. Në këto fusha studimi është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve.
Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare u shpreh për Citizens Channel se arsyet kryesore të tkurrjes së numrit të nxënësve dhe studentëve lidhen me “zhvendosjen e popullsisë, emigrimin dhe tkurrjen e popullsisë në vetvete sipas të dhënave të INSTAT”.
“Është e frikshme dhe dëshpëruese, por një fakt që çdo vit tregon të njejtin alarm dhe nga qeveria nuk kemi parë asnjë strategji për parandalimin e tkurrjes së arsimit parauniversitar. Nuk dua ta besoj që një ndër shkaqet mund të jetë dhe braktisja e shkollave për shkak të varfërisë, por kjo kërkon një studim të mirëfilltë”, u shpreh Xhemollari.
The post “Tkurrja e sistemit arsimor”, 6,747 nxënës dhe studentë më pak këtë vit akademik appeared first on Citizens.al.