Themelohet “Aleanca për Media Etike”, iniciativa që synon vetërregullimit e medias

“Aleanca për Media Etike ” është nisma e ndërmarrë dje nga mediat që synon  vetë-rregullimin dhe  respektimin e kodit të etikës së gazetarit.

Ky organizim i Këshillit të Medias vjen paralelisht me propozimin e qeverisë shqiptare për ligjet e shumëdebatuara të paketës “anti-shpifje”.

Në takimin e organizuar për shpalljen e kësaj aleance ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Znj. Guusje Korthals Altes, Adeline Hulin nga UNESCO, Olsi Dekovi nga Zyra e Këshillit të Europës si dhe 19 media të cilat janë bërë pjesë e kësaj aleance.

Ambasadori Soreca u shpreh se kjo iniciativë për vetë rregullim është mjaft i mirëpritur nga BE-ja, pasi për vite me radhë ceshtjet problematike që lidhen me lirinë e shprehejs, presionin politik dhe ekonomik, kontratat e gazetarëve dhe raportimi i papërgjegjshëm kanë qenë mjaft evidente.

“…. si një zgjidhje për shumë çështje që lidhen me mediat shqiptare, Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE këtu kanë këshilluar vazhdimisht vetë-rregullimin. Është mjeti më i mirë për të promovuar informacione cilësore, trajtimin e dezinformatave dhe shpifjeve, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave”.

Soreca theksoi më tej se nismat ligjore te qeverisë kanë qenë shqetësuese.

“Siç e dini të gjithë, ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimet tona në lidhje me nismat e vazhdueshme ligjore të Qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike. BE ka kërkuar që kjo iniciativë të adresojë rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe, në përgjithësi, të përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Kjo ende duhet të sigurohet”.

Aleanca për Media Etike synon respektimi e të drejtës së autorit kundrejt anëtarëve të aleancës, por dhe mediave të tjera, bazuar në Kodin e Etikës por edhe në nenin 80 të ligjit 35/2016.

Në strukturës e kësaj Aleanca do të funksionojë edhe një Bord i Etikës me 5 anëtarë të pranuar nga të gjithë për integritetin dhe pa-anshmërinë e tyre. Ky bord do të zgjidhet brenda muajit shkurt.

Ndërsa në fillim të muajit mars do të funksionojë sistemi i ankesave i cili do të vendoset në cdo faqe të medieve anëtare. Me anë të një butoni me logon e Aleancës cdo qytetar do të ketë të drejtën për t’u ankuan në lidhje me shkeljet e etikës.

19 mediet e anëtarësuara deri më tani në Alenacë janë: ABC News, Citizens-Channel.com, Gazetadita.al, Droni.al, Dosja.al, Exit.al, Faktoje.com, Javaneës.al, Gazeta-Shqip.com, Lapsi.al, Liberale.al, Mapo.al, Opinion.al, Ora Neës, ORA TV, Politiko.al, Shqiptarja.com, Syri.net dhe Report TV, të cilat janë dakordësuar për të respektuar së bashku Kodin e Etikës së Gazetarit dhe të drejtën e autorit.

*Citizesnc Channel /E.K/