“Tëpadëgjuarit”, Episodi 8: Bardha Nergjoni, Të investigosh gazetarinë lokale

Në episodin e tetë të #TëPadëgjuarit, jemi me gazetaren lokale Bardha Nergjoni, e cila rrëfen rreziqet që ka të investigosh në një qytet ku të gjithë i njohin të gjithë. Ajo ka investiguar për kompani të lidhura me paratë publike dhe ka bërë transparencë për punën e institucioneve vendore, duke u përballur me intimidim dhe kërcënime. Po ashtu flasim për rëndësinë e medias lokale dhe si ka ndryshuar prezenca e lajmit të thelluar lokal ndër vite.