- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore
Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore
Titulli: Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore
Mbështetur nga: Women Deliver Small Grants 2020, si pjesë e programit për liderët e rinj.
Kohëzgjatja: Mars 2020 – Shtator 2020
Ky projekt synon të trajtojë dhunën me bazë gjinore (GBV) në Shqipëri duke përfshirë fuqinë e të rinjve në komunitetet lokale dhe mediave si katalizatorë të ndryshimit, përmes advokimit në tre shtylla kryesore:
Edukimi i të rinjve për të kuptuar pasojat e dhunës me bazë gjinore në jetën dhe shoqërinë tonë;
Forcimi i aftësive dhe njohurive të gazetarëve të rinj për raportimin etik ndaj çështjeve të dhunës me bazë gjinore;
Përfshirja e dhunës me bazë gjinore në axhendën e mediave përmes publikimit të produkteve multimediale.
Aktivitetet që do të zhvillohen me qëllim arritjen e objektivave të iniciativës, janë:
Katër (e)Takime komunitare – Ky aktivitet do të zhvillohet nëpërmjet një cikli bisedash online (peer-to-peer webinars) dhe takimeve në komunitet mbi faktorët që shkaktojnë dhunën me bazë gjinore, roli i medias dhe format e angazhimit të të rinjve në komunitetet e tyre lokale në qytete të ndryshme të Shqipërisë;
Një trajnim i gazetarëve të rinj nëpërmjet diskutimit të shembujve real, sfidave dhe qasjeve mbi standardet e raportimit etik për çështje të dhunës me bazë gjinore;
Prodhimi i gjashtë artikujve të thelluar dhe produkteve multimediale me qëllim përfshirjen e problematikave të pabarazive gjinore në axhendën e mediave dhe forcimit të zërit të komuniteteve lokale.
The post Të kuptojmë dhunën me bazë gjinore appeared first on Citizens.al.