- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Të drejtat e njeriut në kohë emergjencash; Mësimet nga Covid-19, jetike për të ardhmen”
“Të drejtat e njeriut në kohë emergjencash; Mësimet nga Covid-19, jetike për të ardhmen”
Sot dhe nesër do të mbahet në Tiranë Forumi i Nëntë Vjetor Rajonal i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore.
“Të drejtat e njeriut në kohë emergjencash” është fokusi i këtij forumi dy ditor. Në një kohë që po dalim nga pandemia ky organizim sjell si mësim rastet e paprecedenta ku u abuzua me të drejta civile.
“Situatat e gjendjes së jashtëzakonshme përbëjnë një test për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Ato testojnë sesa të forta janë demokracitë tona dhe sesi i janë përgjigjur këtyre sfidave ”, – tha Darin Pavli, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut.
Ai solli shembullin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e cila pezulloj një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë që vendoste kufizime të forta në çfarëdolloj tubimi.
“Për shkak se urdhri i Ministrisë nuk kishte një afat të përcaktuar qartë dhe një mënyrë për ta bërë atë proporcional, disa javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe me afrimin e zgjedhjeve dhe me kërkesën e partive politike urdhri u shfuqizua”, – analizoi ai.
Pavli shtoj se shembuj të ngjashëm ka edhe nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, e Sllovenisë, etj. Sipas tij edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do ketë mundësinë të shprehet për këto çështje, por duhet një periudhë më e gjatë për shkak se çështjet duhet të shterohen fillimisht në nivelin e brendshëm.
“Si p.sh. për një çështje çeke ku ka reaguar edhe Dhoma e Lartë e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut me një vendim , në lidhje me vaksinimin e detyruar të fëmijëve, jo gjatë pandemisë por në situata të përditshme”, – përfundon ai.
Goran Miletic, Drejtor për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, tek Mbrojtësit e të Drejtave Civile (CRD) thekson se periudhat e emergjencave janë të rëndësishme për të parë sesi trajtohen standardet e të drejtave të njeriut
“Nuk munden të shfrytëzohen emergjencat si një lloj justifikimi për të shkelur të drejtat e njeriut sepse minimumet e këtyre standardeve janë prej kohësh të vendosura”, – shprehet Goran.
Ai analizon se vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdimisht përdorin shprehjen që ne do ti respektojmë të drejtat e njeriut në momentin që do bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por në fakt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që tani ti respektojnë këto të drejta dhe jo kur të bëhen anëtare të BE.
“Këto kohëra në situata të jashtëzakonshme dëgjojmë se stabiliteti dhe paqja janë kryesore ndërsa të drejtat e njeriut një luks më tepër, por nuk mund të ndërtosh shoqëri stabël, pa respektuar themelet e të drejtave të njeriut. Momenti për ti respektuar të drejtat e njeriu është tani”, – përfundoi Goran.
The post “Të drejtat e njeriut në kohë emergjencash; Mësimet nga Covid-19, jetike për të ardhmen” appeared first on Citizens.al.