Studimi : Kur largohen të rinjtë europianë nga shtëpia?

Mosha në të cilën largohesh nga shtëpia, varet shumë nga ku jeton, sipas të dhënave nga Eurostat.

Në shumicën e vendeve veriore dhe perëndimore anëtare të Bashkimit Europian meatarisht një i ri largohet nga shtëpia në fillim të të 20 -tave. Por në vendet jugore dhe lindore të Bashkimit Europian, një i ri mesatarisht largohet nga shtëpia në fund të të 20 – tave ose në fillim të të 30 – tave.Gjithsesi, rruga drejt pavarësisë nuk është e thjeshtë. Të rinjtë përballen me një sërë sfidash të cilat mund ti detyrojnë të rrijnë më shumë në shtëpitë e pindërve ose të rikthehen sërisht, raportoi  Eurostat.

Marrëdhëniet, studimet akademike, nivelet e pavarësisë financiare, kushtet e tregjeve të punës, kostoja e shtëpisë dhe kostot e përgjithshme të jetesës, janë të gjithë faktorë që përcaktojnë moshën në të cilën një i ri largohet nga shtëpia e prindërve.

Midis 2006 dhe 2016 pati një rënie të vogël në moshën mesatare në të cilën të rinjtë largoheshin nga shëpia e prindërve. më shumë për meshkujt se sa për femrat. Mesatarja e moshës së largimit nga shtëpia u ul me 0.5 vite për meshkujt (nga 27.6 vjeç) dhe nga vetëm 0.1 vite për femrat ( nga 25.2 vjeç).

Mbi të gjitha, Eurostat tha se femrat e reja largoheshin më herët nga shtëpia e prindërve se sa meshkujt e rinj, megjithëse u vu re se kishte diferenca të konsiderueshme midis moshave.U vu re se, në vitin 2016, femrat e reja në Suedi mesatarisht largoheshin nga shtëpia e prindërve në moshën 20.6 vjeç, ndërsa meshkujt e rinj mesatarisht largoheshin nga shtëpia 20.08 vjeç.Këto ishin mesataret më të ulëta për meshkujt dhe femrat në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian dhe me diferencën më të vogël gjinore.

Diferenca gjinore ishte 0.6 në Luksemburg dhe Danimarkë. Ishte gjithashtu më pak se një vit në Estoni dhe Qipro.

Ndërsa në Kroaci mesatarja e moshës së mëshkujve për tu larguar nga shtëpia e prindërve ishte 32.2 vjeç, më e madhja në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian, ndërsa për femrat ishte 29.7 vjeç, një hapësirë prej 3.5 vitesh. Por hapësira edhe më të mëdhaja të diferencave gjinore u vunë re në Rumani ( 4. 5 vite) dhe në Bullgari ( 4.7 vite ).

Ndërkohë mesatarja më e vjetër për femrat të cilat largoheshin nga shtëpia e prindërve ishte në Maltë, 30.6 vjeç. Ky ishte i vetmi shtet anëtar në të cilin mesatarisht femrat mbi 30 vjeç jetonin akoma në shtëpinë e prindërve.

Kroacia, Sllovakia dhe Italia gjithashtu kishin një mesatare të largimit nga shtëpia e prindërve, rreth moshës 30 vjeç ose mbi 30 vjeç, në vitin 2016.Bullgaria, Spanja, Greqia, Portugalia, Sllovenia, Rumania dhe Polonia kishin gjithashtu një mesatare midis 28.00 – 29.04 vjeç.

Në kundërshim me këtë, të rinjtë në Suedi, Danimarkë dhe Finlandë largoheshin nga shtëpia e prindërve mesatarisht para moshës 22 vjeç, ndërsa në Estoni, Hollandë, Gjermani, Francë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Luksemburg mesatarja e moshës në të cilën të rinjtë largoheshin nga shtëpia e prindërve ishte nën 25 vjeç.

Burimi : World Economic Forum