Studimet tregojnë se cilësia e ajrit ndikon në zhvillimin e bebeve dhe tek të moshuarit

[et_pb_section bb_built=”1″][et_pb_row][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text]

Rreth 18,000 mijë njerëz vdesin çdo ditë në gjithë botën si pasojë e ajrit të ndotur. Pjesa më e madhe e popullsisë së globit thith ajër që nuk plotëson standartet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  

Dy studime të publikuara së fundmi nga studiuesit në Londër (më 5 dhjetor) kanë zbuluar impaktin që sjell ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek bebet e palindura dhe tek personat mbi moshën 60 vjeç.

Sipas Imperial College London studimi i kryer i shtohet një nurmi në rritje provash që tregojnë ndikimet negative të ndotjes së ajrit urban në shëndetin kardiovaskular dhe atë respirator.

Efektet e ajrit të ndotur tek gratë shtatëzana

 Studimi i parë, i botuar në The BMJ, u zhvillua në Qendrën e Mjedisit dhe Shëndetit në Imperial College London dhe Kings College London, dhe studioi impaktin e ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në shëndetin e rreth gjysmë milioni foshnjash.

Të dhënat e këtij studimi sugjerojnë se nënat shtatzëna të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit në kryeqytetin britanik kanë më shumë gjasa të lindin foshnja që janë nën peshë. Studimi nuk gjeti asnjë efekt mbi shëndetin e foshnjave nga ndotja akustike.

Sipas autorëve të këtij studimi, ulja e përqendrimit mesatar të ndotjes së grimcave të imëta të emetuara nga trafiku rrugor i qytetit me vetëm 10%,  mund të sjellë parandalimin e rreth 3 % të rasteve të foshnjave që lindin nënpeshë, pra rreth 90 foshnjeve në vit. 

Studiuesit kanë përdorur të dhëna nga Institucioni i Matjes së Emetimeve në Atmosferë që ndodhet në Londër për të vlerësuar përqëndrimet mesatare mujore të ndotësve të ajrit për sa i përket trafikut rrugor, duke përfshirë dioksidin e azotit (NO2), oksidet e azotit (NOx) dhe lëndën e grimcave të imëta (PM2.5) . Gjithashtu u vlerësuan dhe nivelet mesatare të zhurmës së trafikut rrugor gjatë ditës dhe natës.

Duke analizuar të dhënat, ata vlerësuan se nivele më të larta të ndotësve të ajrit, veçanërisht PM2.5, janë të shoqëruara me mundësitë e rritjes nga 2% deri 6% të lindjes së bebeve nënpeshë dhe me 1 deri në 3% të rrijtes së mundësive për të qënë të vegjël për moshën gjestacionale.

Duke komentuar gjetjet, Dr. Mireille Toledano, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Imperial College London dhe autor kryesor i hulumtimit, tha se “studimi ynë ka treguar se një pjesë e vogël, por e rëndësishme e përqindjes së foshnjave të lindura nën peshë në Londër janë si rezultat i lidhur drejtpërdrejtë me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, veçanërisht prej grimcave të vogla (PM2.5 dhe PM10) të prodhuara nga trafiku rrugor”.

“Fëmijët e lindur nën peshë ose që janë të vegjël për moshën gjestacionale, janë në rrezik më të madh për humbur jetën brenda muajit të tyre të parë të jetës, si dhe mund të kenë probabilitet më të lartë për tu prekur nga sëmundjet në stade të mëvonshmë të jetës, si për shembull prej sëmundjeve kardiovaskulare. Çdo politikë që synon reduktimin e ndotjes nga qarkullimi i automjeteve në zonat urbane, mund të ndihmojë për të reduktuar ndikimin që kjo ndotje ka në shëndetin në foshnjat e palindura dhe rrezikun e sëmundjeve të mëvonshme gjatë jetës së tyre”.

Efektet e ndotjes tek të moshuarit

Studimi i dytë, i botuar në The Lancet, sugjeron që ekspozimi afatshkurtër ndaj ndotjes së ajrit në zonat e ndërtuara mund të parandalojë efektet pozitive që mund të fitohen nga stërvitja e lehtë siç është ecja për zemrën dhe mushkërinë tek personat e rritur.

Subjektet e studjuar hecën për rreth dy orë në në mësditë në dy mjedise të ndryshme të Londrës, duke përfshirë   pjesën e qetë të Hyde Park dhe gjatë pjesës së ngarkuar të Oxford Street.

Në studim, hulumtuesit rekrutuan 119 vullnetarë nëpërmjet Spitalit Royal Brompton në Londër, të cilët ishin mbi 60 vjeç dhe disa prej tyre ishin të shëndetshëm, të tjerë kishin sëmundje të gjata pulmonare kronike bllokuese (COPD) ose kishin sëmundje të zemrës.

Pacientët ecnin për dy orë në dy ambiente në Londër gjatë mesditës; në një pjesë “relativisht të qetë” të Hyde Park dhe përgjatë një pjese të Oxford Street.

Matjet fizike shëndetësore u morën para dhe pas shëtitjeve për të studiuar efektet e ushtrimit në shëndetin kardiovaskular, duke përfshirë matjet e vëllimit të mushkërive, presionit të gjakut dhe shkallën në të cilën enët e gjakut mund të zgjeroheshin.

Majtet mjedisore u mblodhën gjithashtu për të mundësuar ndjekjen e niveleve të ndotjes dhe të ekspozimit të vullnetarëve. Analiza zbuloi se pjesëmarrësit e ecjes në park përftuan prej saj duke përmirësuar kapacitetin e mushkrive në që prej orës së parë, duke pësuar një rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të këtij kapaciteti për më shumë se 24 orë.

Por, një shëtitje përgjatë një rruge të ngarkuar, çoi në vetëm një rritje të vogël të kapacitetit të mushkërive të pjesëmarrësve, të cilat ishin shumë më të ulëta se ato të regjistruara në park. Qarkullimi i gjakut u rrit edhe pas stërvitjes sportive, pasi u ul presioni i gjakut dhe shkaktoi rritje të rrahjeve të zemrës.

Ndikimet në shëndet

Gjetjet sugjerojnë që ekspozimet e përsëritura ndaj ndotjes së ajrit shkaktojnë dëme të mëdha në sistemin e frymëmarrjes dhe për sa i përket sëmundjeve të zemrës. 

Duke komentuar mbi rezultatet, Fan Chung, Profesor i Mjekësisë Respiratore dhe Shef i Mjekësisë Studimore Eksperimentale në Institutin Kombëtar të Zemrës dhe Mushkërive në Imperial College London tha se “këto gjetje janë të rëndësishme për shumë njerëz, kryesisht për të moshuarit dhe për ata me sëmundje kronike,  të cilët shumë shpesh ushtrimin e vetëm që mund të bëjnë është ecja. Studimi ynë sugjeron që ne të mund t’u këshillojmë personave të moshës së tretë të njerëzve të ecin në hapësirat e gjelbërta, larg zonave të banuara dhe ndotjes nga qarkullimi i automjeteve”.

Shqipëroi: Flavja Kënga

Marrë nga AirQualityNews

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]