Rreth projektit: “Duke synuar kushte të drejta pune”

Projekti “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinjdhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at the future of Youngand Prospective Journalists)” është një iniciativë e implementuar nga Qendra Shqiptare përGazetari Cilësore dhe Citizens Channel, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhegarantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe studentëve të gazetarisëdhe komunikimit, në fushën e marrëdhënieve të punës dhe internship-it.Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punësdhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar ngaInstituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IJF).

Objektivat e projektit

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me marrëdhëniet e punëstë profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm, dhe prezantimin e mjetevetë përshtatshme ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre në këtë fushë.

Ky qëllim do të arrihet përmes implementimit të objektivave të mëposhtme:

  • I. Krijimi i një panorame të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinjnë media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, përmes krijimit tënjë raporti gjithpërfshirës bazuar në një studim kombëtar me profesionistëve të rinjnë media, studentët e gazetarisë dhe të komunikimit;

  • II. Krijimi i një panorame gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor mbi të drejta dhe përfitimete gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara nëShtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)gjatë periudhës së studimeve akademike, duke u përqendruar në grupin epërfituesve të lartpërmendur;

  • III. Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi mbi çështjet që ndikojnë target-grupin esynuar dhe qasjen pozitive të aktorëve të ndryshëm në fushën e medias, mbiprezantimin e një iniciative të re ligjore dhe/ose administrative, për mbrojtjen ekëtyre të drejtave.

Plani i Aktiviteteve

Në kuadër të këtij projekti janë parashikuar implementimi i një numri aktivitetesh, mes tëcilave kryesore:

  • I. Zhvillimi i një studimi mbi gjendjen e të drejtave në marrëdhëniet e punës tëprofesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën eShqipërisë;

  • II. Zhvillimi i një studimi dhe raportimi mbi kuadrin ligjor për të drejta dhe përfitimet egazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara nëShtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)gjatë periudhës së studimeve akademike;

  • III. Anketim i studentëve të gazetarisë në Universitetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dheShkodrës; i profesionistëve të rinj në media; drejtuesve të medias dhe oranizatave tëshoqërisë civile me në fokus median, mbi të drejtat e target-grupit në fushën emarrëdhënieve të punës;

  • IV. Krijimi i një raporti gjithpërfshirës mbi situatën aktuale në fushën e marrëdhënieve tëpunës, duke u bazuar në gjetjet e hulumtimeve të mëparshme dhe anketimit tëzhvilluar gjatë implementimit të projektit;

  • V. Zhvillimi i takimeve me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetet eTiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, me qëllim paraqitjen e gjetjeve të raportitgjithpërfshirës, dhe mjetet e përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre;

  • VI. Zhvillimi i një fushate informuese dhe ndërgjegjësuese mbi problematikën në fushëne marrëdhënieve të punës së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm; dhe

  • VII. Zhvillimi i takimeve informuese me aktorë të ndryshëm në fushën e medias, meqëllim rritjen e mbështetjes për prezantimin e një kuadri të ri ligjor për mbrojtjen etë drejtave të studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e praktikës sëpunës (internship) gjatë periudhës së studimeve akademike.

Grupet e Interesit1. Profesionistët e rinj në media dhe studentët e gazetarisë dhe komunikimit;2. Organizatat e shoqërisë civile, të cilat përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e gazetarëve;3. Drejtuesit e mediave;4. Institucionet dhe agjencitë shtetërore në fushën e mbikqyrjes së veprimtarisë së medias.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian