- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Rreth gjysma e lindjeve po ndodhin jashtë martese dhe sinjalizojnë një ndryshim kulturor
Rreth gjysma e lindjeve po ndodhin jashtë martese dhe sinjalizojnë një ndryshim kulturor
Bazuar në një raport të Kombeve të Bashkuara, numri i lindjeve jashtë martesës është duke u rritur, gjë që sinjalizon për ndryshime kulturore dhe ekonomike.
40% e të gjitha lindjeve në Shtetet e Bashkuara tani ndodhin jashtë martesës, nga 10 % që ndodhnin në vitin 1970, bazuar kjo në raportin vjetor të “United Nations Population Fund” (UNPFA), siguruesi më i madh i të dhënave ndërkombëtare mbi seksualitetin dhe shërbimet shëndetësore për riprodhimin. Ky numër është edhe më i lartë në Bashkimin Evropian.
Lindjet jashtë martese në rritje në SHBA dhe BE
“Në BE ndodhin më shumë lindje jashtë martese për shkak se shtetet anëtare kanë sisteme shëndetësore që mbështesin balancimin gjinor për kujesin ndaj fëmijës”, tha në një intervistë Michael Hermann, këshilltar për ekonominë dhe demografinë, në UNPFA. Sistemet e kujdesit të shëndetit publik, pagat gjatë periudhës së lejes së lindjeve, programet e edukimit të hershëm dhe lehtësirat për taksat iu japin prindërve të pamartuar mbështetje më shumë se sa një partner mund të japë.
Të dhënat tregojnë se lindjet e tilla në SHBA dhe BE janë dominuese më shumë tek prindërit e pamartuar sesa tek nënat beqare, thotë raporti. “Të dhënat sugjerojnë se normat sociale dhe fetare rreth martesës, shtatzanisë dhe grave në punë, kanë ndryshuar”, tha Kelly Jones, drejtoreshë e Qendrës për Ekonominë dhe Shëndetin Riprodhues në Institutin për Politikat Kërkuese për Gratë.
Jones gjithashtu theksoi se rritja e lindjeve jashtë martesës është e lidhur me shtatzanitë e vona. “Gratë janë duke i kërkuar të drejtat e tyre në mënyrë profesionale”, tha ajo. “Mëmësia e vonë është një vendim racional kur konsideron impaktin që ka në karierrë dhe ky trend është duke u rritur”.
Mosha mesatare në të cilën një grua amerikanë lind fëmijën e parë sot është 27 vjeç nga 22 që ishte në vitin 1970. Ndërkohë që numri i martesave po bie në Shtetet e Bashkuara, numri i të rriturve që bashkëjetojnë është rritur në mënyrë të rregullt. Kjo ndarje është akoma më shumë evidente tek personat nën 35 vjeç të cilët përfaqësojnë gjysmën e çifteve që bashkëjetojnë, megjithëse rritja e numrit të atyre që bashkëjetojnë eshtë duke ndodhur tek të gjitha moshat.
Progresi tradicional i jetesës Perëndimore, “ka ardhur në rënie”, tha John Santelli, profesor për popullsinë, mjek shtëpie dhe pediatër tek “Columbia’s Mailman School of Public Health”. Partnerët që bashkëjetojnë janë duke u bërë me fëmijë përpara se të martohen. Ky trend i shtrirë në kohë është duke ndodhur në vendet e zhvilluara.
Pavarësisht statusit prindëror, çiftet po zgjedhin të mos kenë fëmijë fare. Renditja e fertilitetit në Shtetet e Bashkuara pësoi një rënie historike për 30 vitet e fundit, bazuar tek Qendra për Parandalimin dhe Kontrrollin e Sëmundjeve. Hermann tha se rritja e lindjeve jashtë martesës e ka reduktuar uljen e fertilitetit, që “do të ishte edhe më e shtrenjtë nëse gratë nuk do të kryenin lindje jashtë martese”.
“Ky trend do të vazhdojë, nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha ai. “Nuk mund të shkojmë mbrapa tek vitet ’50”.
Burimi: Bloomberg
Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel / F.S
The post Rreth gjysma e lindjeve po ndodhin jashtë martese dhe sinjalizojnë një ndryshim kulturor appeared first on Citizens.al.