- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Rikthehen fadromat tek Bregu i Lumit, përplasje mes banorëve dhe policisë
Rikthehen fadromat tek Bregu i Lumit, përplasje mes banorëve dhe policisë
Në orën 6 të mëngjesit banorët e bregut të lumit janë zgjuar nga zhurmat e fadromave dhe kanë dalë jashtë banesave të tyre. Në zonën ku priten të shemben banesat për ti hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri, ishin të pranishme edhe një numër i lartë forcash policie.
Situata u tensionua menjëherë, ndërkohë që policia iu përgjigj me dhunë rezistencës së familjarëve në mbrojtje të banesave të tyre, duke u përkeqësuar edhe më tej kur ndaj një banoreje u godit nga një punonjës i policisë.
Video; punonjësi i policisë ushtron dhunë ndaj banores:
Policia nuk ka lejuar mediat të filmojnë ngjarjen duke u kërkuar të raportojnë 100 metra larg. Ndërsa banorët u shprehën se ju janë sekuestruar celularët, në mënyrë që të mos filmonin pamjet e shembjeve.
Situata e mëngjesit të sotëm vjen pas përplasjeve të datës 8 prill, kur banorët u konfliktuan me policinë e cila kërkonte t’i shpërngulte ata nga banesat, duke përdorur edhe gazin lotsjellës.
Banesat në Bregun e Lumit janë duke u prishur për shkak të projektit të “Bulevardit të Ri”.
Banorët kërkojnë dëmshpërblim të banesave të tyre, por ndryshe nga çfarë u premtua nga politikanët, banorët e kësaj zone të Tiranës nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim për banesat e tyre, politikë kjo e ndjekur që prej vitit 2013 nga qeveria Rama.
Për t’i hapur rrugë projektit të bulevardit të ri priten të shemben 38 banesa, 7 prej të cilave u shembën javën e parë nën trysninë e përplasjeve fizike mes banorëve dhe policisë, ku katër banorë u lënduan gjatë rezistencës për banesat e tyre, dhe morën ndihmë mjekësore në spital.
/e.k/
The post Rikthehen fadromat tek Bregu i Lumit, përplasje mes banorëve dhe policisë appeared first on Citizens.al.