- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Reagime: Shqipëria nis vaksinimin ndaj Covid-19, mes mungesës së transparencës dhe hijeve të dyshimit
Reagime: Shqipëria nis vaksinimin ndaj Covid-19, mes mungesës së transparencës dhe hijeve të dyshimit
Dje nisi për herë të parë në vendin tonë, vaksinimi anti Covid-19, si pjesë e fushtatës “Shqipëria buzëqesh”, të prezantuar nga qeveria.
E para që u vaksinua ishte shefja e Spitalit Infektiv, Najada Como, e ndjekur më pas nga Kryeministri Edi Rama, dhe mjekë të tjerë infeksionist si Pëllumb Pipero dhe Dritan Kahlo, duke u vaksinuar në total 50 mjekë dhe infermierë.
Ndërsa sot ka vijuar në ambientet e stadiumit “Air Albania” vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kavaja e Kruja.
Si u arrit sigurimi i vaksinës?
Në ditën e parë të 2021, Kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria kishte arritur të siguronte 500 mijë dozat e para të vaksinë Pfizer, duke justifikuar siç tha dhe ai “shopping-un” në New York. Marrëveshja e shtetit shqiptar me kompaninë Pfizer ka ngjallur diskutime pasi ende nuk është bërë publik asnjë detaj nga përmbajtja e saj.
Ajo që dihet sipas komunikimit nga Facebook i Kryeministrit është se 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit, 30.250 doza të tjera do të vijnë në shkurt dhe të tjerat muaj pas muaji sipas planifikimit.
Të fshehtat që lidhen me procedurat dhe prejardhjen e vaksinës kanë nxitur pikëpyetje te mjaft qytetarë dhe personazhe publik të cilët i kanë shprehur hapur kritikat e tyre.
Transparenca për vaksinën
Nga ka ardhur vaksina dhe si ka hyrë në vendin tonë?
Shumë të tjerë kanë kritikuar kryeministrin për faktin se ai ka qënë i dyti në rradhë, pas epidemiologes Najada Como.
Qytetarë të tjerë ironizuan faktin se njoftimi për nisjen e vaksinave erdhi vetëm pak orë pas publikimit të videos së darkës së përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe biznesmenit Samir Mane në Dubai.
The post Reagime: Shqipëria nis vaksinimin ndaj Covid-19, mes mungesës së transparencës dhe hijeve të dyshimit appeared first on Citizens.al.