- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Raporti: Në 2019 u rritën ankesat ndaj policisë për veprime arbitrare dhe shkelje të procedurave
Raporti: Në 2019 u rritën ankesat ndaj policisë për veprime arbitrare dhe shkelje të procedurave
Raporti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nxjerr në pah se nga administrimi i ankesave të qytetarëve përgjatë 2019 (konkretisht 1731 ankesa), punonjësit që kanë kryer më shumë shkelje i përkasin strukturave të Policisë Rrugore 39.6%.
Dokumenti i publikuar nga Qendra për Gazetari Cilësore tregon se shkeljet e kryera nga punonjësit e strukturave shtetërore, të adresuara nëpërmjet denoncimeve të publikut, vazhdojnë të jenë mosveprimi i strukturave, shkelje e procedurave standarde të punës, veprime arbitrare si dhe shpërdorim detyrë.
Sipas raportit, fenomeni i shpërdorimit të detyrës është fenomeni më tipik dhe më i përhapur, që zë rreth 57% të totalit të veprimtarisë së kundërligjshme.
Numrin më të lartë të ankesave e zë Tirana me 410 raste, ndjekur nga Durrësi (136) dhe Fieri (112).
SHÇBA tregon se ka zhvilluar 73 inspektime në strukturat e shërbimit gjatë vitit 2019. Ajo çka vihet re është se institucioni ka shtuar numrin e rekomandimeve por në të njëjtën kohë thuajse ka përgjysmuar sugjerimet për fillim hetimesh të brendshme ndaj punonjësve publik, me 286 raste krahasuar me 555 në vitin 2018.
Policia nis të arrestojë veten
Një sukses i pasqyruar sipas raportit të SHÇBA është rritja e referimeve penale që kanë ardhur nga ankesat apo inspektimet e vetë institucionit.
“Një punë tepër voluminoze, punë serioze dhe kontribut real në realizimin e misionit” quhet rritja e numrit të punonjësve që janë dënuar, ku peshën kryesore të rritjes së raportuar me 149% e zënë 42 punonjës policie dhe 32 qytetarë të dënuar më shumë krahasuar me vitin 2018.
Hierarkia e personave të referuar pranë prokurorisë i përket në pjesën dërrmuese punonjësve të nivelit zbatues (328) dhe atyre të nivelit të parë drejtues (115). Ndërsa për punonjësit 3 punonjësit e nivelit të lartë drejtues asnjë hetim nuk ka rezultuar në vendim të zbatueshëm të gjykatës.
Në fund, raporti përmend ndër sukseset e 2019 dhe asgjësimin e 5284 rrënjëve bimësh narkotike të gjetura ose asgjësuara.
Raste të dhunës policore përgjatë 2020:
Dhuna policore ka qenë e vazhdueshme edhe përgjatë vitit 2020, ku policia në disa raste ka shkelur dhe të drejtat e qytetarëve, duke i dhunuar fizikisht përgjatë arrestimeve.
Protesta “Drejtësi për Klodian Rashën”
Nga data 10 dhjetor deri më datën 14 dhjetor, gjatë ditëve ku u protestua për vdekjen e të riut Klodia Rasha, u arrestuan gjithsej 100 persona, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 387 persona si dhe u shpallën në kërkim 10 persona të tjerë. Këto arrestime janë kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Bulqizë mes denoncimeve të shpeshta për dhunë jo proporcionale dhe shkelje te të drejtave të njeriut.
Përveç arrestimeve, forcat policore përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga botet për të shpërndarë grumbullimet.
Dhuna ndaj 15-vjeçarit
Dhunimi i 15-vjeçarit në maj të vitit të shkuar tek zona e liqenit të Tiranës për shkak se theu masat anti-Covid ishte një tjetër rast flagrant, për të cilin reagoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Veliu u mundua të justifikonte dhunën duke publikuar një video të nënës së 15-vjeçarit me një pistoletë, video e cila rezultoi se ishte pjesë e një filmi.
Protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar
Dhuna policore ndaj gazetarëve dhe qytetarëve më 17 maj 2020, në ditën e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar u denoncua edhe nga vetë presidenti por edhe nga institucione si : Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Avokati i Popullit etj.
Dhuna ndaj ricikluesit
Protesta në mbrojtje të lumenjve
“Filloi të ushtrohej dhunë direkt fizike. Policët, për më tepër, nuk e mbajtën distancën fizike duke na shtyrë. Asnjë përgjigje nuk na u dha mbi arsyen ndërkohë që njoftimi për protestën ishte bërë tek policia sikurse duhej”, – citon Alida Karakushi, në lidhje me protestën kundër HEC-evenë Zall-Gjoçaj më 24 qershor të 2020-tës.
The post Raporti: Në 2019 u rritën ankesat ndaj policisë për veprime arbitrare dhe shkelje të procedurave appeared first on Citizens.al.