- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Qeveria shtyn votimin e paketës “antishpifje”, reagojnë organizatat mediatike shqiptare
Qeveria shtyn votimin e paketës “antishpifje”, reagojnë organizatat mediatike shqiptare
Mazhoranca e Kuvendit të Shqipërisë vendosi në seancën e sotme të shtyjë votimin e paketës “anti-shpifje”, duke pritur opinionin nga Komisioni i Venecias.
Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se ishte vënë në dijeni nga Komisioni i Venecias se do të shqyrtonte me procedurë të përshpejtuar projektligjet për medien, duke kërkuar shtyrjen e votimin për dekretet e Presidentit.
“ Dua t’ju informoj , sapo më ka ardhur komunikimi dhe nga Komisioni Venecias, që Komisioni Venecias ka pranuar ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar këtë ligj më datë 20-21 mars, pra në sesionin e 20-21 marsit , ndërkohë që gjatë muajit shkurt përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialoguar me ne, me këdo. Do ti propozoja kuvendit që votimi i dekretit për mediet audiovizive të shtyhet. Të qëndrojë në programin e Kuvendit , por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias në 20-21 mars ta sjelli raportin e vet”.
Pas shtyrjes së votimit të paketës “anti-shpifje’ nga Kuvendi i Shqipërisë, 23 organizata mediatike dhe të të drejtave të njeriut reaguan përmes një deklarate të përbashkët.
Më herët, në lidhje me votimin e sotshëm në kuvend të këtyre projektligjeve reaguan edhe organizatat ndërkombëtare të cilat u shprehën kundër këtyre projektligjeve.
Qendra Evropiane e Shtypit dhe Lirisë së Medies (ECPMF) me anë të një reagimi në twitter i kërkoi Kryeministrit Rama të mos votojë në parlament ligjin për mediet, pasi nuk është në standardet ndërkombëtare.
Article 19, një organizatë tjetër e fokusuar në mbrojtjen e lirisë së shprehjes i bëri thirrje kryeministrit Rama për të ndalur miratimin e “paketës anti-shpifje”.
Ricardo Gutierrez, sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), u shpreh se ligji i ri anti-shpifje kërcënon lirinë e medies online në Shqipëri.
“Mesazhi jonë për Kryeministrin Edi Rama: Mos shko më tutje me këto ligje të turpshme censuruese në Kuvend sot . Të gjithë demokratët e kanë denoncuar atë”.
Ndërsa euro deputeti David Lega tha se votimi i sotshëm mund të ndikojë në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimit Evropian.
“Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medies në formën aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropë”.
Lexo më tepër: Organizatat ndërkombëtare thirrje qeverisë shqiptare për të mos votuar paketën “anti-shpifje”
*Citizens Channel /E.K/
The post Qeveria shtyn votimin e paketës “antishpifje”, reagojnë organizatat mediatike shqiptare appeared first on Citizens.al.