- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- A jeni të kënaqur me transportin urban? Na ndihmoni të raportojmë
A jeni të kënaqur me transportin urban? Na ndihmoni të raportojmë
Citizens Channel dëshiron të dëgjojë përdoruesit e transportit urban në Tiranë apo në qytete të tjera, të cilët duan të ndajnë me ne përvojën e tyre mbi kushtet, pagesat dhe problematikat e shumta që ofron ky shërbim publik.
Që prej rritjes së çmimit të biletës në fund të vitit 2015, Bashkia e Tiranës ka premtuar në mënyrë të përsëritur rritjen e cilësisë së shërbimit dhe monitorim të rreptë për operatorët privatë, por pak është bërë në realitet.
Në maj të këtij viti, Bashkia iu rikthye premtimit për riorganizimin e transportit publik, pasi vendosi heqjen e abonesë së përgjithshme. Ky zotim nuk zgjati shumë e pas një sërë protestash nga qytetarët e Tiranës, aboneja u rikthye në fillim të muajit korrik.
Me gjithë rikthimin e abonesë, transporti publik në kryeqytet mbetet problematik. Citizens Channel ju fton të ndani përvojat personale nga frekuentimi i autobusëve në Tiranë e jo vetëm. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të raportuar mbi parregullsitë, mungesën e standardeve dhe mos respektimin e kontratave të operatorëve të transportit publik.
Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm si dhe të na dërgoni foto, video apo materiale audio, të cilat do të trajtohen me konfidencialitet nga ana jonë dhe do të ndiqen më tej nga gazetarët tanë.
Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit [email protected] ose në rrjetet tona sociale Facebook dhe Twitter.
Ju mund të na i dërgoni përgjigjet tuaja deri më 5 Gusht, ora 24:00.
The post A jeni të kënaqur me transportin urban? Na ndihmoni të raportojmë appeared first on Citizens.al.