- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Punë jo azil, shqiptarët marrin më shumë leje pune në Gjermani
Punë jo azil, shqiptarët marrin më shumë leje pune në Gjermani
Numri i aplikantëve për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka rënë ndjeshëm. Një arsye për këtë është dhe lehtësimi i dhenies së lejeve të punës nga autoritetet gjermane.
Në fillim të vitit 2016 ndryshimi i kursit të qeverisë federale në trajtimin e punëkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka çuar në një rritje të dukshme të punëtorëve nga rajoni.
Sipas të dhënave nga Agjencia Federale e Punës në 8 muajt e parë të vitit 2017 numri i lejeve të punës për punëtorët nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 60 % ose 62.857 persona më shumë.
Qeveria gjermane reagoi ndaj rritjes së numrit të azilkërkuesve me programin e uljes së barrierave për tu bërë pjesë e tregut gjerman të punës për personat nga vendet e Ballkanit.
Duke qënë se njerëzit shkonin vetëm për të punuar, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, kishte refuzuar pothuajse 100% të kërkesave për azil.
Vetëm miratimi paraprak nuk është i mjaftueshëm
Megjithatë në të njejtën kohë numri i refuzimeve u rrit. Deri në fund të gushtit, Agjencia Federale e Punës ka refuzuar 17.500 kërkesa për leje pune nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.
Kërkesat mund të mos pranohen në rastet në te cilat njerëzit nuk kanë një profesion të caktuar ose kur për të njëjtin vend pune ka mjaftueshëm aplikantë që janë shtetas gjermanë.
Duke iu referuar statistikave të Agjencisë Federale të Punës, shqiptarët që kërkojnë punë përfitojnë më shumë nga rregullorja e re. Atyre u është dhënë numri më i madh i lejeve të punës, përkatësisht 22,200 leje.
Ndërsa punetoret në Bosnia Herzegovina morën 16.000 leje ndërsa Serbët morrën 10.000 raste.
Familja shqiptare rrezikon dëbimin
Prej më shumë se dy vjetësh familja Cekaj nga Shkodra jeton në Gjermani, Petro (37), Valbona (27) dhe tre vajzat e tyre Ervana (shtatë), Enisa (pesë) dhe Rumejsa (katër) janë integruar më së miri.
Babai punon në ndërtim, ndërsa nëna sapo ka nënshkruar kontratën e trajnimit profesional gjë që do ta bënte familjen krejtësisht të pavarur nga ndihma ekonomike e shtetit gjerman.
Fëmijët flasin shumë mirë gjermanisht dhe kanë shumë miq në shkollën fillore Wilhelm-Busch dhe në kopshtin St. Lambertus.
Ata po mundohen të ecin vetë dhe nuk kanë asnjë nevojë nga shteti. Familja shqiptare ka kërkuar azil kur mbërriti në Gjermani, kërkesë që është refuzuar.
Komuniteti ku ata jetojnë është mobilizuar që të mos largohen nga Gjermania. Peticione, fjalë prekëse, letra dhe piktura të shkruara nga fëmijë, të gjitha për të lejuar familjen Cekaj të vazhdojë të jetojnë në Gjermani.
Shqipëria cilësohet si vend origjine i sigurtë prandaj Zyra e Emigracionit Rhein-Erft-Kreis kërkon kthimin e tyre.
Për të shmangur një largim jo miqësor që mund të shkaktonte trauma tek fëmijët, prindërit kanë nënshkruar se do të largohen vullnetarisht
Zyra e Emigracionit vazhdon proçedurat megjithëse kontrata e trajnimit e Valbona Cekajt mund t’i sigurojë asaj qëndrimin për disa vite të tjera.
Refuzohet, sepse Rhein-Erft-Kreis akuzon familjen Cekaj se kanë refuzuar të bashkpunojnë. Ata duhej të merrnin pasaportat që të largoheshin dhe nuk e bënë.
“Ajo na përket ne”
Katër-vjeçarja Amilia Kraus mban një foto në të cilën është me miken e saj Rumejsa dhe ngjitur në një letër shkruhet “Ajo na përket ne”.
Shtatëvjeçari Lewin Kraus i shkroi për shoqen e tij të klasës, Ervana, Ministrit të Brendshëm të Landit të Vestafalisë Veriore (NRW), Herbert Reul: “Ajo duhet të ketë të drejtën të qëndrojë me ne.”
Prindërit kanë mbledhur 150 firma në kopësht dhe shkollë. Johanna Münch, anëtare e Këshillimit të Kthimit në Diakonie Köln, ka paraqitur një kërkesë në Komisionin për Punë në Ministrinë e Brendshme.
Në deklaratën shpjeguese, ajo përpiqet të sqarojë se ka pasur një keqkuptim midis Zyrës së Emigracionit dhe zonjës Valbona Cekaj në lidhje me pasaportat.
Familja Cekaj dhe miqtë e tyre gjermanë tani po shpresojnë nga disa politikanë që janë vënë në dijeni siç është Georg Kippel, deputet në Bundestagut.
Ai është jurist. Dhe si i tillë thotë se “pas studimit të dosjes rezulton se familja i ka ezauruar të gjitha hapat ligjorë me anë të avokatëve ndihmës. Çështja është e veshtirë por e drejta anon nga ana e Zyrës së Emigracionit”.
Autor: Flavia Kenga (Spiegel Online, Köln Stadt-Anezieger)
The post Punë jo azil, shqiptarët marrin më shumë leje pune në Gjermani appeared first on Citizens.al.