Pse ata protestojnë

Nga Madalina Preda | Pentagonia

Ka diçka shumë të lezetshme rreth fëmijëve që protestojnë. Ata pikturojnë shenjat dhe fytyra me ngjyrat kryesore, i shtojnë pak xixa. Ata buzëqeshin dhe qeshin teksa mblidhen bashkë dhe bëjnë fotografi. Megjithatë edhe nëse ata duken hokatarë, ata janë gjithashtu serioze. Miliona të rinj që kanë dalë në rrugë vitin e fundit e dinë që gjenerata e tyre ka shumë pikë minus dhe se të rriturit nuk po i japin drejtim të mirë situatës.

Problemi kryesor është se në thelb asgjë nuk po bëhet për të ndaluar – apo edhe ngadalësuar – krizën klimatike dhe ekologjike, përkundrejt të gjitha fjalëve dhe premtimeve të bukura“, tha Greta Thunberg, një aktiviste 16-vjeçare suedeze, në Shtëpitë e Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar në Prill. “Kjo sjellje e papërgjegjshme e vazhdueshme pa dyshim që do të mbahet mend në histori si një nga dështimet më të mëdha të njerëzimit”.

Frymëzuar nga Parkland, Florida, studentët të cilët u larguan nga klasa për të protestuar kundër dhunës me armë në Mars 2018, Thunberg filloi grevën nga shkolla e saj në gusht të po këtij viti. Shumë shpejt ajo u ndoq nga gjithnjë e më shumë studentë në mbarë botën që filluan të protestonin nga shkolla çdo të premte. Deri në 15 Mars 2019, më shumë se një milion nxënës shkollash nga mbi 100 shtete të cilët nuk ndoqën mësimin gjatë një dite proteste në rang global.

Shkolla nuk do të ketë rëndësi në të ardhmen nëse ne do jemi shumë të zënë duke u larguar nga katastrofat natyrore të shkaktuara nga mori ekstrem“.

Unë e shpenzova ditën në New York me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, teksa ata shkuan nga selia e Kombeve të Bashkuara në bashkinë e qytetit në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore me shpresën se ata do të dëgjohen. Nëse nuk jeni madh në moshë sa për të votuar dhe nuk dëshironi të “ngecni” në një planet të pabanueshëm, marshimi ka kuptim më shumë se ora e fiskulturës. “Shkolla nuk do të ketë rëndësi në të ardhmen nëse ne do jemi shumë të zënë duke u larguar nga katastrofat natyrore të shkaktuara nga mori ekstrem”, tha Alexandria Villaseñor, një nga organizatorët e protestave në New York.

Gjatë protestës, unë pashë fëmijët të cilët gjithë ankth zunë vendet e tyre përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke mbajtur shenja si YOLO (Ti Jeton Vetëm një Herë) me një imazh të Tokës në formë O-je. Kur një nga fëmijët dha sinjalin të gjithë u shtrinë në tokë në heshtje – një inskenim i vdekjes dhe një paralajmërim se kriza klimatike mund t’ua shkurtojë jetën. Duke parë këta fëmijë, pyeta  edhe një herë veten nëse mesazhi i tyre do të përçohet. Tashmë i dimë gjithçka që duhet të dimë, e kemi ditur prej një kohe të gjatë.

Në vitin që unë linda, 1988, Dr. James E. Hansen, një shkencëtar i NASA-s, dëshmoi në Senat se ai ishte 99% i sigurt se ngrohja globale po ndodhte dhe se ajo ishte shkaktuar nga njerëzit. Në dëshminë e tij, doktor Hansen tha që efekti serrë po bënte që ngjarje ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë apo  thatësira të ishin më të shpeshta dhe më intensive. Në një intervistë pas dëshmisë në New York Times, ai tha, “Ka ardhur kohë që të mos dërdëllisim më por të themi se provat janë mjaft të forta se efekti serrë po ndodh“.

Ne bëmë shumë më keq sesa thjesht dërdëllitje. Teksa kompanitë e naftës si ExxonMobil derdhën miliona në fushata keqinformuese për të hedhur dyshime mbi urgjencën e krizës, ne pompuam më shumë emetime karboni në atmosferë, duke bllokuar më shumë nxehtësi në atmosferë dhe duke kontribuar në valët vdekjeprurëse të nxehtësisë, uraganet shkatërruese dhe një sezon të pafund zjarri në Amerikën perëndimore. Këtë maj, një instrument i vendosur në një vullkan në Hawaii regjistroi nivelin mesatar të dyoksidit të karbonit në atmosferën tonë, më i larti që ka qenë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i cili është përtej pragut të 350 ppm (parts per milion) që konsiderohet i sigurt. Pas pak ditësh nga ai lexim, mësuam gjithashtu se të paktën një milion specie janë në rrezik zhdukjeje për shkak të veprimtarisë njerëzore, që është një lajm i keq edhe për njerëzit gjithashtu.

Fëmijët të cilët hiqeshin si të vdekur përpara OKB-së, gjithashtu e lexuan këtë lajm dhe ishin tepër të shqetësuar. Pse nuk janë të gjithë po kaq të shqetësuar?

Ndërsa i shikoja ata, kuptova gjithashtu se ata nuk po përcillnin thjesht një mesazh; këta fëmijë po na tregonin se si të përballeshim, duke gjetur njëri-tjetrin dhe duke u bërë bashkë.

Kur ​​dikush vdes i ri, mendoni se ata u larguan nga jeta shumë herët”, thotë 15-vjeçarja Shifra Morris-Evans, kur folëm më vonë, në maj. “Kështu ndjehemi ne për planetin tonë“.

Morris-Evans është një anëtar i Extinction Rebellion (XR), një grup protestues evropian i cili ka bllokuar Londrën disa herë këtë pranverë gjatë orëve që ka më shumë trafik. Ne po flisnim për ndjesinë e pikëllimit për shkak të përkeqësimit të klimës, dhe sa nga fëmijët në moshën e saj po përballen me ankthin teksa mendojnë krizën klimatike.

Ne jemi shumë të rinj për të mos ekzistuar më“, shtoi ajo. “Ende ka pasion tek ne dhe mendoj se mund ta bëjmë. Unë nuk do ta bëja këtë nëse nuk do të mendoja se ne mund t’ia dalim“.

Në fillim të këtij viti, teksa grevat e të rinjve arritën pikën kulmore, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës u bënë dy vendet e para që shpallën një emergjencë klimatike. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë pranverë panë pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në dekada dhe partitë e Gjelbëra fituan më shumë vende se kurrë më parë.

Me veprimin vjen shpresa“, thotë 16-vjeçari Saoi O’Connor nga Irlanda. “Ndihemi me më shumë shpresë sesa kurrë më parë. Ne flasim për çështje të ndjeshme përsa i përket krizës klimatike.  Njerëzit thonë 11 vjet, 5 vjet … Ne nuk e dimë saktësisht se kur nuk do të ketë më kthim mbrapa. Por unë mendoj se jemi duke prekur një pikë sociale. Njerëzit kanë filluar të shohin se është çështja më madhore të kohës sonë”.

Në Patagonia, mungesat në shkollë nuk janë aq të rëndësishme për ne (dhe, nëse jemi të sinqertë, ne largohemi nga mësimi për një motiv të fortë). Por ne jemi të frymëzuar nga protestat e #FridaysForFuture (Të Premtet për të Ardhmen) dhe nga mobilizimi global i të rinjve rreth klimës. Ne gjithashtu besojmë se nuk duhet të bjerë mbi ta barra e detyrave tona”.

Ka shumë arsye pse ne kemi dështuar për t’iu përgjigjur mjaftueshëm mirë krizës klimatike si shoqëri, duke përfshirë një lloj entuziazmi irracional që na ka shërbyer mirë në raste të tjera. Më fatlumi midis nesh shikon përreth dhe vëren një mjedis të qëndrueshëm dhe të butë përsa i përket temperaturave, i cili lumturisht vazhdon valën e mohimit të problemit. Nëse këta fëmijë na tregojnë një gjë, atëherë nuk është vonë që të sjellim një ndryshim. Mund të fillojmë me hapa të vegjël, thjesht duke u shfaqur. Po kërkoni motivim? Shikojini ata. Siç tha Greta Thunberg pasi kryeministri i Skocisë deklaroi një emergjencë klimatike në prill, “Aktivizmi funksionon. Pra, vepro!”.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

The post Pse ata protestojnë appeared first on Citizens.al.