- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Protesta të dhunshme shpërthejnë në Tunizi pasi gazetari i vuri flakën vetes
Protesta të dhunshme shpërthejnë në Tunizi pasi gazetari i vuri flakën vetes
Autoritetet tuniziane arrestuan 18 persona gjatë protestave që shpërthyen pas vdekjes së një gazetari i cili i vuri vetes flakën në shenjë proteste për problemet ekonomike të kombit të Afrikës së Veriut.
13 persona u arrestuan në qytetin provincial të Kasserine-s dhe 5 të tjerë në Tebourba , qytet afër Tunizit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Sofiane Zaag.
Përplasje midis policisë dhe autoriteteve tuniziane ndodhën në disa rajone 2 ditë pasi gazetari Abderrazak Zorgui postoi një video online para vetë-sakrifikimit të tij në Kasserine, duke përshkruar dëshpërimin e tij dhe thirrjen për revoltë. Ai shprehu frustrimin që vjen nga papunësia dhe premtimet e pambajtura të Tunizisë gjatë Pranverës Arabe.
“Për bijtë e Kasserine të cilët nuk kanë asnjë mbështetje, unë po filloj një revolucion, sot po i vendos vetes flakën”, tha ai në video, raporton Deutsche Welle.
Protestat më të dhunshme ndodhën në Kasserine në pjesën perëndimore të Tunizisë , ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demostruesit që hidhnin gurë. Sipas ShemsFM, ushtria e ndihmoi policinë për të përballuar protestën dhe për të siguruar godinat shtetërore.
Në Tunizi, duzina protestuesish u mblodhën në Bourguiba Avenue, e cila është rruga kryesore e kryeqytetit, për të protestuar për rritjen e kostove të jetesës dhe përdorën sloganë kontraversialë drejtuar regjimit.
Ndërkohë në Kasserine, zëdhënësi i gjykatës tha se një investigim është hapur për “dështimin e dhënies së ndihmës së një personi në rrezik”, për vdekjen e Zourgi. Ai tha se është arrestuar një i dyshuar.
Një vetësakrifikim i ngjashëm i Mohamed Bouaziz -një shitës ambulant i cili dëntonte papunësinë, korrupsionin dhe shtypjen – çoi në protesta në të gjithë vendin të cilat u ndezën nga media sociale dhe çuan në rënien e presidentit jetëgjatë dhe autorativ të Tunizisë në vitin 2011.
Kjo ngjarje e ndihmoi demokracinë në Tunizi dhe solli lëvizje të tjera të ngjashme në botën Arabe, duke përfshirë Libinë, Jemenin dhe Egjiptin.
Burimi: CBS News
Përshati dhe përktheu: Citizens Channel
The post Protesta të dhunshme shpërthejnë në Tunizi pasi gazetari i vuri flakën vetes appeared first on Citizens.al.