- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Protesta për klimën: Nxënësit anembanë botës dalin për të kërkuar ndryshim
Protesta për klimën: Nxënësit anembanë botës dalin për të kërkuar ndryshim
Protesta globale e nxënësve të shkollave për ndryshimet klimatike e paralajmëruar dje, ka nisur sot në mbarë botën. Nxënësit kanë marshuar në rrugët kryesore të qyteteve, por edhe para institucioneve shtetërore për t’u bërë thirrje për veprim të menjëhershëm ndaj gjendjes së klimës sot. Me pankarta në duar, të krijuar nga vetë ata, shprehen se : “Ne të gjithë jemi të frikësuar – të frikësuar dhe të zemëruar se asgjë nuk po bëhet; Kjo krizë nuk po diskutohet pothuajse aq sa duhet … ne e duam atë në titujt kryesorë, e duam kudo.”
Çfarë po ndodh sot në qytetet kryesore të botës?
Sipas të dhënave të mbajtura nga grupi “Fridays For Future”, numri i vendeve dhe territoreve që marrin pjesë në grevat e sotme ka arritur 123, duke përfshirë më shumë se 2.000 qytete.
Skoci
Qindra fëmijë janë bashkuar në ndërtesën e Parlamentit skocez në Edinburg për të protestuar.
Large number of schoolchildren outside the Scottish Parliament this morning calling for action to tackle climate change #ClimateStrike pic.twitter.com/vv4mWUeMda
— Lewis McKenzie (@LewisMcKenzie94) March 15, 2019
Po zhvillohet po ashtu protestë jashtë insitutioneve drejtuese të qytetit të Glasgow-ut dhe në vende të tjera rreth Skocisë, duke përfshirë: Fenëick, East Kilbride, Coatbridge, Stirling, Inverkeithing, Peebles, Fort William, Forres, St Andreës, Inverness, Ullapool, South Uist, Aberdeen, Aberdour, Kirkëall and Eigg.
Qipro
Studentët në Nicosia i janë bashkuar protestës.
Studentët protestojnë kundër mosveprimit politik mbi ndryshimet klimatike në Nikozia, Qipro. Fotografia: Katia Christodoulou / EPA
Sipas The Guardian, kjo foto mund të ketë tërhequr vëmendjen e Leonardo DiCaprio i cili ka reaguar në twitter duke mbështetur këtë lëvizje.
Constantly inspired and impressed by this generation of climate activists. Great work, @AlexandriaV2005. https://t.co/ioVxRPVT7b
— Leonardo DiCaprio (@LeoDiCaprio) March 8, 2019
Gjermani
Gjermania është ndër vendet që kanë parë protestat më të përhapura deri më sot, dhe sot nuk është përjashtim. Mijëra studentë po protestojnë në qytete anembanë vendit, pavarësisht nga moti i keq.
Protestuesit në Düsseldorf, Gjermani, krijuan një karnavale gjigante të Greta Thunberg për festimet e “Rose Monday” të 4 marsit dhe e kanë kthyer atë përsëri sot. Teksti lexon “Greta Thunberg më në fund po bën diçka rreth katastrofës së klimës”.
Studentët përdorin një karnaval që përshkruan aktivisten suedeze të mjedisit Greta Thunberg gjatë grevave klimatike të shkollës. Fotografi: Wolfgang Rattay / Reuters
Francë dhe Belgjikë
Në Belgjikë dhe Francë, disa sindikata po planifikojnë greva punëtore në solidaritet me studentët.
Dje Gina Heyrman e sindikatës socialiste belge ABVV-FGTB bëri një krahasim midis veprimeve të sotme dhe grevave mbarëkombëtare franceze të majit 1968, të cilat u nxitën edhe nga protestat e studentëve.
Ajo tha se: “Kjo është hera e parë që kemi pasur një grevë politike së bashku me të rinjtë. Ndoshta ne jemi në fillim të një epoke të re. Shpresoj. Gjithkush flet për klimën tani. Gjithkush është në dijeni të saj, falë studentëve. ”
Në Francë, në rrethin financiar të Parisit, La Defense, studentët kanë bllokuar selinë e bankës “Société Générale.”
Të rinjtë bllokojnë selinë qendrore të bankës franceze Société Générale si pjesë e një proteste ndërkombëtare për ndryshimin e klimës. Fotografia: Charles Platiau / Reuters
Tokio
Të rinjtë kërkojnë drejtësi për klimën duke marshuar përmes kryqëzimit të famshëm të Shibuya-s të Tokios si pjesë e grevës së sotshme të klimës. Rreth 130 vetë – përfshirë studentët e shkollave dhe universitetet dhe mbështetësit e tjerë u bashkuan në marshimin, i cili filloi në Universitetin e Kombeve të Bashkuara dhe vazhdoi rrugën e tij nëpër rrugët e Tokios, duke përfshirë rrugën e zënë tregtare Omotesando.
Video: In #Tokyo about 130 people have marched through Shibuya crossing demanding climate action #ClimateStrike #FridaysforFuture #FridaysForFutureJapan pic.twitter.com/pBirF7gGau
— Daniel Hurst (@danielhurstbne) March 15, 2019
Nepal
Nepali, vendi i dytë më i lartë në botë pas Butanit, ka parë akullnajat që po tërhiqen dhe përmbytjet rriten si pasojë e ndryshimeve klimatike. Nxënësit kanë qenë në grevë duke kërkuar veprime.
Foto: NYCA Nepal
Finlandë
Qindra studentë janë mbledhur jashtë katedrales së Helsinkit për të protestuar.
So much people in Helsinki! #FridaysForFuture #ilmastolakko #climatestrike pic.twitter.com/FEvUSK0okO
— Olli-Pekka Paasivirta (@OPPaasivirta) March 15, 2019
Itali
Italia ka planifikuar të ketë 235 shkolla në grevë, më shumë se çdo vend tjetër. Imazhet kanë filluar të vijnë nga ngjarjet atje.
Foto nga : Ferrara Italia
Il futuro si cambia adesso #Friday4Future #FridayForFuture @GretaThunberg #Bologna Italia davvero bellissimo pic.twitter.com/D3262UCWmu
— Diego Castagno (@d_castagno) March 15, 2019
Zvicra
Zvicra është një vend tjetër që ka parë një numër të madh studentësh që protestuan për disa muaj dhe mijëra studentë kanë dalë për të protestuar edhe sot. Ndryshimi i klimës tashmë është shumë i dukshëm në Zvicër. Akullnajat e tij po zbresin disa metra çdo vit, ndërkohë që shkrirja e borës do të thotë se duhet të ndërtohet infrastruktura e re për alpinistët dhe skiatorët.
Mijëra studentë demonstrojnë gjatë një proteste klimatike në Lausanne, Zvicër. Fotografia: Jean-Christophe Bott / EPA
Ça chauffe sur la place de la Riponne à Lausanne pour la grève pour le climat. Premières estimations: 2´000 personnes selon les organisateurs, 10’000 selon la police. #lausanne #ClimateStrike #GreveMondialePourLeClimat #suisse #vaud #ClimateChangeIsReal pic.twitter.com/V6wGUqc8yq
— Fabien Grenon (@FabienGrenon) March 15, 2019
Londër
Nga ora 10.30, një sërë studentësh u derdhën në sheshin e Parlamentit të Londrës, duke mbajtur në dorë pankarta të bëra vetë, ku shkruhej: “koral jo qymyr”, “Mos e mohoni që toka po vdes” dhe “pse dreqin po studiojmë për një të ardhme të cilën nuk do ta kemi?”
Lourdes, 13 vjec, e cila kishte ardhur me babain e saj, tha se ata erdhën pasi nuk kishin zgjedhje tjetër. “Bota po bëhet më e nxehtë, por të rinjtë, politikanët nuk po bëjnë asgjë për këtë…ne duhet të bëjmë diçka.”
Big crowd now in central London for #schoolstrike4climate pic.twitter.com/elBwOI9HhB
— Matthew Taylor (@mrmatthewtaylor) March 15, 2019
Uellsi
Beth Irving, 17 vjeç, i thotë gazetares së The Guardian se: “Ne kemi nevojë për veprime nga qeveria. Nuk mund të presim më gjatë, po mbaron koha. Kjo çështje duhet të ketë qenë çështja përcaktuese e gjeneratës para nesh, por në vend të kësaj na duhet të sigurohemi që kjo të mos bëhet çështje për gjeneratat e ardhshme “.
Foto nga: The Cardiffian
#Strike4Climate making it way through the city centre of Cardiff pic.twitter.com/XtCeRbBS5i
— The Cardiffian (@cardiffian_news) March 15, 2019
Zelandë e Re
Pamjet e protestës në Dunedin, në ishullin jugor të Zelandës së Re
Several thousand arrive in Dunedin’s Octagon #ClimateStrike @NZStuff pic.twitter.com/Xwh2Bsibge
— hamish mcneilly (@southernscoop) March 14, 2019
Iniciatorja e kësaj nisme është Greta Thunberg, nxënëse suedeze që filloi lëvizjen vitin e kaluar kur ajo shkoi vetëm në grevë, është tani në javën e tridhjetë të veprimit të saj.
Foto nga Greta Thungerb Twitter
Dje ajo mori lajmin se është një nga 301 kandidatët për çmimin Nobel të Paqes këtë vit. Për Guardian ajo ka treguar se si e nisi këtë lëvizje:
“Pikturova shenjën në një copë druri dhe, për fletushkat, shkruajta disa fakte që mendova se të gjithë duhet të dinë. Dhe pastaj mora biçikletën time në parlament dhe u ula vetëm atje “, kujton ajo. “Dita e parë, unë u ula vetëm nga ora 8:30 deri në orën 15:00 – në një ditë normale shkolle. Dhe pastaj në ditën e dytë, njerëzit filluan të bashkoheshin me mua. Pas kësaj, kishte njerëz atje gjatë gjithë kohës “.
Burimi: The Guardian
*Citizens Channel /E.K/
The post Protesta për klimën: Nxënësit anembanë botës dalin për të kërkuar ndryshim appeared first on Citizens.al.