“Pezull”,Episodi 1: Gjergj Erebara, Censusi “Shpopullim dhe plakje”

Pezull” do të analizojë migrimin në të gjitha dimensionet, duke çmontuar stereotipet dhe rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat e migrantëve, brenda dhe jashtë kufijve.

“Pezull” është një përgjigje e domosdoshme për të shpjeguar se pse sot mungojnë 490 mijë shqiptarë. Kampet në Gjadër dhe legjitimiteti i tyre janë pjesë e kësaj analize, po ashtu si dhe përpjekjet e diasporës për të votuar, sfidat e azilkërkuesve, historitë e grave migrante dhe sesi Shqipëria është kthyer në një vend trampolinë për refugjatët e përkohshëm.

Gazetari Gjergj Erebara na bashkohet për të diskutuar mbi të dhënat e Censusit, të publikuara më 28 qershor 2024. Diskutojmë rëndësinë e këtij procesi, vonesat në publikimin e të dhënave paraprake, dhe shifrat alarmante të emigrimit: 490 mijë qytetarë më pak. ‍

Eksplorojmë gjithashtu kostot e këtyre largimeve dhe zgjidhjet e mundshme për të shmangur plakjen e parakohshme dhe zbrazjen e vendit.

Ndiqni podkastin në kanalet tona:

Facebook:

You Tube: