- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Përmet/Rritet numri i turistëve, mungojnë strukturat akomoduese (Video)
Përmet/Rritet numri i turistëve, mungojnë strukturat akomoduese (Video)
Qyteti i Përmetit po kthehet në një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar fundjavat ashtu si edhe për turistët e huaj. Por pavarësisht kësaj vazhdon të mbetet problematike insfrastukutura për të shkuar në pikat turistike të qytetit dhe mungesa e strukturave akomoduese për të përballuar këtë fluks.
Nënkryetari i Bashkisë së Përmetit Llazar Thanasi thotë për Citizens Channel se Përmeti në vitin 2016 është vizituar nga 16 mijë turistë, “pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë të huaj, por ky numër do të ishte më i lartë nëse infrastruktura do të ishte më e mirë”.
Pavarësisht këtij problemi, bukuritë natyrore, vlerat e objekteve të kultit dhe cilësia e ushqimit bëjnë që vizitorët të mos stepen dhe të popullojnë zonat turistike të qytetit të luleve.
[facebook url=”https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/1732564067047348/” /]
Autor: Amarildo Topi
The post Përmet/Rritet numri i turistëve, mungojnë strukturat akomoduese (Video) appeared first on Citizens.al.