Përhapja e COVID-19 në Shqipëri në harta dhe grafikë

Kanë kaluar 29 ditë që nga konfirmimi zyrtar i rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri. Më 9 Mars 2020, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy personat e parë të diagnostikuar, kur deri në atë ditë ishin kryer 63 testime në total.

Me një mesatare prej rreth 13 rastesh të reja në ditë, numri i personave të prekur nga virusi ka arritur sot në 361, ndërkohë që shifrat zyrtare konfirmojnë një mesatare prej rreth 85 testimesh në ditë.

Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për një person pozitiv ndaj COVID-19 për çdo 7 testime të kryera.

Grafikë: Ditë pas dite, numri i testimeve, personave të prekur, të shëruarit dhe ata që kanë humbur jetën

 Grafikë:  Numri total i personave të prekur, të shëruarit dhe ata që kanë humbur jetën

 Shpërndarja gjeografike e virusit është përhapur në 10 nga 12 qarqet e Shqipërisë me përjashtim të Dibrës dhe Gjirokastrës. Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana (174), e ndjekur nga Shkodra (38),  Durrësi (36) dhe Fieri (25).

Harta e shpërndarjes së COVID-19 në Shqipëri:

Të dhënat nga databaza e Universitetit Johns Hopkins tregojnë për 1.237,420 të prekur nga COVID-19 deri më 5 prill (ora 19:00), në të gjithë globin dhe 67,260 kanë humbur jetën si edhe 252,944 janë shëruar.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara (321,762) të ndjekur nga Spanja (130,759), Italia (124,632), Gjermania (97,351), Franca (90,863) dhe Kina (82,602).