Përfundon zyrtarisht numërimi: PS 74 mandate, PD 43 dhe LSI 19 mandate

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri bëri të ditur mbrëmjen e së martës (27.06) se procesi i numërimit ka përfunduar në të gjithë vendin.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftoi se Partia Socialiste ka marrë 48.33% të votave, Partia Demokratike ka marrë 28.81% të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 14.48% të votave, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 4,8% të votave dhe pjesa tjetër është marrë nga partitë më të vogla.

“Falenderoj komisionerët, aktivistët e zgjedhjeve, administratorët e rendit dhe atyre zgjedhorë, që bënë të mundur respektimin rigoroz të vullnetit të zgjedhësve”, deklaroi Zguri.

Sipas këtij rezultati kjo është edhe ndarja e mandatave:

PS: 74 mandate PD: 43 mandate LSI: 19 mandate PDIU: 3 mandate PSD: 1 mandat

Më poshtë do të gjeni paraqitjen grafike se si kanë votuar shqiptarët për çdo qark:

Rezultati në nivel kombëtar

Rezultati për Qarkun e Beratit

Rezultati për Qarkun e Dibrës

Rezultati për Qarkun e Durrësit

Rezultati për Qarkun e Elbasanit

Rezultati për Qarkun e Fierit

Rezultati për Qarkun e Gjirokastrës

Rezultati për Qarkun e Korçës

Rezultati për Qarkun e Kukësit

Rezultati për Qarkun e Lezhës

Rezultati për Qarkun e Shkodrës

Rezultati për Qarkun e Tiranës

Rezultati për Qarkun e Vlorës