- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Partia Socialiste ‘rrëmben’ një tjetër mandat në Tiranë
Partia Socialiste ‘rrëmben’ një tjetër mandat në Tiranë
Nga numërimi i mbrëmshëm i votave në Tiranë Partia Socialiste i ka ‘rrëmbyer’ një deputet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke e çuar në 18 numrin e deputetëve që dalin nga votat e qarkut të Tiranës.
Sipas KQZ deri tani janë numëruar 1123 nga 1198 kuti në qarkun e Tiranës, prandaj ka edhe mundësi që ky mandat të kalojë herë tek PS e herë tek PDIU deri në numërimin e kutisë së fundit. Nëse ky do të ishte rezultati përfundimtar atëherë jashtë parlamentit do të mbetej kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.
Ndërsa në rang vendi kur janë numëruar 95,54% të kutive Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama ka marrë 48,34% të votave ose e përkthyer në mandate, 74 të tillë.
Numërimi ka përfunduar vetëm në tre qarqe, atë të Dibrës, Fierit, Kuksit, Gjirokastrës, Lezhës, Vlorës, Beratit dhe Korçës.
Partia Demokratike ka marrë 28, 89% të votave, që përkhehet në 43 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 14, 42% të votave ose 19 mandate.
Tre mandate janë fituar deri në këto momente edhe nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe një nga Partia Social Demokrate.
Më poshtë do të gjeni paraqitetjet grafike në rang kombëtar ashtu si edhe detajet për çdo qark.
Rezultati i përgjithshëm
Rezultati për Qarkun e Beratit
Rezultati për Qarkun e Dibrës
Rezultati për Qarkun e Durrësit
Rezultati për Qarkun e Elbasanit
Rezultati për Qarkun e Fierit
Rezultati për Qarkun e Gjirokastrës
Rezultati për Qarkun e Korçës
Rezultati për Qarkun e Kukësit
Rezultati për Qarkun e Lezhës
Rezultati për Qarkun e Shkodrës
Rezultati për Qarkun e Tiranës
Rezultati për Qarkun e Vlorës
The post Partia Socialiste ‘rrëmben’ një tjetër mandat në Tiranë appeared first on Citizens.al.