Pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve, Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e çmimit të ujit

Qytetarët që kundërshtonin rritjen e çmimit të ujit të pijshëm shpërthyen në entuziazëm para Bashkisë së Tiranës kur anëtarët e PD dhe LSI në Këshillin Bashkiak braktisën mbledhjen dhe deklaruan se Këshilli nuk do të mund votojë rritjen e çmimit sepse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm.

Por në sallë u rikthyen vetëm dy këshilltarë të LSI dhe në orën 20:00 të së mërkurës Këshilli Bashkiak i Tiranës, me 31 vota pro, miratoi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%. Ishin 25 votat e PS, dy të LSI, tre të PDIU dhe 1 votë e FRD që bënë të mundur arritjen e kuorumit dhe miratimin e projektvendimit.

Çmimi i ujit të pijshëm tashmë do të shkojë nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3, por që të hyjë në fuqi duhet më parë marrë firmën e Prefektit të Tiranës.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj, në një reagim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se vendimet e miratuara të mërkurën nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfshirë edhe atë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, janë të paligjshme.

CMIMI I UJIT NUK ESHTE RRITUR

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Tirane nuk kishte kuorum sepse kane llogaritur paraprakisht…

Posted by Fabian Topollaj on Wednesday, July 26, 2017

Bashkia e quan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ndërkohë që qytetarët thonë për mikrofonin e Citizens Channel se ujin që del nga çezmat e shtëpive të tyre nuk e përdorin për ujë të pijshëm.

[facebook url=”https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/1751792425124512/” /]

Autor:Amarildo Topi