- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Organizatat ndërkombëtare dënojnë zgjedhjen e ish-zëdhënses së PS në krye të AMA si kërcënim i lirisë së medias
Organizatat ndërkombëtare dënojnë zgjedhjen e ish-zëdhënses së PS në krye të AMA si kërcënim i lirisë së medias
Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) dhe pesë organizatat ndërkombëtare të platformës “Reagim i Shpejtë për Lirinë e Medias” u shprehën kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të Ama –s, duke e konisderuar këtë zgjedhje si një kërcënim ndaj lirisë së medias.
“Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësen e tij si anëtare e AMA-s që duhet të jetë institucion i pavarur, pa pritur parlamentin e tij pa përfshirë partitë opozitare. Dënojmë demostrimin arrogant të kërcënimit të pushtetit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente”, thuhet në reagim Reporterët pa Kufij.
#Albania: PM @ediramaal‘s party has nominated his ex-spokesperson as chair of the media regulator that should be independent, without waiting for new parliament session including opposition parties. @RSF_inter condemns an arrogant demonstration of power threatening #pressfreedom. pic.twitter.com/VNwyau99Tw
— RSF in English (@RSF_en) July 13, 2021
Pavarësisht thirrjeve për mos përfshirje partiake nga zyra e Bashkimit Europian (BE) dhe Ambasada Britanike në Tiranë, parlamenti votoi më 7 Korrik kreun e ri të AMA-s Armela Krasniqin, ish-zëdhënëse e Partisë Socialiste.
Mbi pavarësinë dhe profesionalizmin e dy kandidaturave për Kryetarin e AMA ka reaguar më herët edhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) përmes një letre drejtuar ish kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci.
Në një postim të dytë në Twitter, RSF thotë se Partia Socialiste zgjodhi kreun e ri të AMA-s pavarësisht thirrjeve nga RSF & BE ku dëshiron të integrohet, për të pritur seancën e re të parlamentit.
“Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente” citohet në status.
The Socialist Party chose AMA’s new president despite calls by @RSF_inter & the #EU -which it wants to enter- to wait for the new parliament session. RSF’s demand to the @EU_Commission to ask for guarantees on #PressFreedom is all the more urgent. https://t.co/PAAwqYYvOw
— RSF in English (@RSF_en) July 13, 2021
Deputetët e votuan me 83 vota pro kandidaturën e saj në krye të AMA-s. Prej 2017-ës, Krasniqi drejtoi Agjencinë Telegrafike Shqiptare pas disa vitesh eksperiencë në media.
Pesë organizata e përcjellin me shqetësim zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA
Pesë organizata të platformës së Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias e përcollën me shqetësim zgjedhjen në krye të AMA-s Armela Krasniqin, ish-zëdhënëse e Partisë Socialiste
“Organizatat tona kanë shqetësime serioze në lidhje me paanësinë e kryetares së re, e cila është një bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit Edi Rama dhe ka punuar më herët si drejtoreshë komunikimi mes viteve 2013 dhe 2017 për të”, -thuhet në deklaratën e përbashkët të Article 19, European Centre for Press and Media Freedom, European Federation of Journalists, International Press Institute dhe Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa
Drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Lajmeve ATSH prej saj tregon anësi politike sipas organizatave, ndërsa theksohet mungesa e opozitës në parlament për votimin e kreut të AMA-s.
“Udhëheqësia e pavarur e organeve të tilla rregullatore është me rëndësi vendimtare në ruajtjen e besimit të publikut në panoramën mediatike dhe në fuqizimin e standardeve profesionale. Emërimi i një figure partizane me lidhje të vjetra me partinë në pushtet, në mungesë të votave të opozitës në parlament, rrezikon seriozisht të minojë besueshmërinë dhe ligjshmërinë e AMA si dhe besimin e shqiptarëve në ekosistemin e medias,”-vijon deklarata.
Organizatat vënë në dukje edhe mos tërheqjen e qeverisë nga paketa “anti-shpifje” , ndërsa bën thirrje që në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të bordit të AMA-s në shtator, të veprohet duke respektuar interesin publik.