- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Nga Monument Kulture në pallat”, shembet një tjetër vilë historike e Tiranës
“Nga Monument Kulture në pallat”, shembet një tjetër vilë historike e Tiranës
Me datë shtatë janar u shemb një tjetër vilë historike në Tiranë. Banesa tip vilë dy katëshe u shpall në vitin 2015 “Monument Kulture Kategoria e Dytë”, me kodin II-229 për ta humbur statusin vetëm tre vite më pas.
Në vend të vilës do të ngrihet një pallat 17 katesh, tre prej të cilave do të jenë nëntokë.
Shembja e vilës erdhi pas heqjes së statusit nga i njëjti institucion që i kishte dhënë mbrojtjen para tre vitesh. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK) dhe specialistë të Instituti të Monumenteve të Kulturës (IKTK), kryen një inspektim në vitin 2017, për të verifikuar gjendjen e objekteve monument kulture.
Një vit më pas, me datë 08.01.2018 u propozua heqja e disa godinave historike nga lista e monumenteve, përfshirë dhe vilën te rruga e Barrikadave.
Në po të njëjtin muaj, në 25.01.2018, asokohe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në një dokument të vetëm firmosi heqjen e statusit të pesë godinave Monument Kulture Kategoria II.
IKTK, DRKK dhe Ministria e Kulturës janë tre institucionet përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore në Shiqpëri.
Shembja e kësaj vilë e çon në 18 numrin e godinave Monument Kulture të shembura pesë vitet e fundit.
Sipas investigimit të kryer nga Citizens Channel, për 45 godina/vila Monument Kulture të marra në studim në Tiranë kemi 36 urdhra për heqje të statusit, veprim që ka çuar në shembjen e 18 vilave/godinave historike, ku 17 prej tyre janë zëvendësuar me pallate.
Lexo më shumë:
Njëkohësisht, zonat historike të Tiranës janë kthyer në kantiere ndërtimi. Prej vitit 2015, numri i lejeve të ndërtimit në kryeqytet është 1768. Viti 2016 shënon fillimin e rritjes së vrullshme të ndërtimit, që kulmon me 388 leje në vitin 2018, ndërsa për çdo vit numri i lejeve nuk ka rënë nën 250, shifër 6 herë më e lartë se ajo e vitit 2012.
The post “Nga Monument Kulture në pallat”, shembet një tjetër vilë historike e Tiranës appeared first on Citizens.al.