- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Nacionalistët e bardhë të paktë në numër në protestën në Washington
Nacionalistët e bardhë të paktë në numër në protestën në Washington
Nacionalistët e bardhë zhvilluan një protestë afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington, por ishin shumë më të paktë në numër se kundër-protestuesit.
Rreth 20 mbështetës të së djathtës ekstreme morrën pjesë në demonstratë e cila u zhvillua 1 vit pas ngjarjeve të dhunshme në Sharlotsvill, Virxhinia, në të cilën një person mbeti i vdekur.
Qindra kundërprotestues u grumbulluan afër tyre duke denoncuar supremacinë e të bardhëve dhe racizmin. Të dy anët e protestuesve u mbajtën të ndara nga njëra-tjetra nga një prezencë e madhe e policisë.
Rreth 400 njerëz priteshin t’i bashkoheshin protestës së të djathtës ekstreme por numri ishte shumë më i vogël.
Nacionalistët e bardhë u shoqëruan nga oficerët e policisë në Sheshin Lafayette, përballë Shtëpisë së Bardhë dhe u ndaluan në rrugë nga kundërprotestuesit të cilët thërrisnin, “turp” dhe “largohu nga qyteti im”.
Siguria ishte shumë e lartë dhe autoritetet ndaluan armëmbajtësit në atë zonë.
Pas rreth 2 orësh, nën një shi të rëndë, protesta mbaroi dhe mbështëtësit u shoqëruan nga policia në dy furgonë të policisë.
Një grup i madh kundërprotestuesish u mblodhën në Freedom Plaza,duke thirrur në kor dhe duke tundur banera.
Ndërkohë që një grup i vogël supermacistësh të bardhë u grumbullua për protestën e dytë “Bashkimi i së djathtës”, shiu filloi të binte.
Organizatorët kishin aplikuar për një leje për rreth 400 persona, por nuk u grumbulluan më shumë se 20. Kundërprotestuesit ishin në një numër shumë më të madh, dhe mbanin disa tabela me shenja të bëra me dorë, aktivistët e “Black Live Matters” dhe disa nga Antifa, militant të majtë, ishin veshur nga koka tek këmba me të zeza.
U mbyll çdo gjë në mënyrë paqësore dhe u shoqërua me një çlirim, pasur parasysh përplasjet e dhunshme të një viti më parë.
Policia kishte punuar shumë për të mbajtur larg protestuesit nga njëri-tjetri. Nëse kjo protestë tregoi diçka, ishte mesazhi i racizmit që nuk u dëgjua, në më shumë se një mënyrë.
Protesta e një viti më parë e së djathtës ekstreme në Charlottesville, ishte një nga protestat më të mëdha të nacionalistëve të bardhë në dekada.

Heather Heyer, 32 vjeç, u vra pasi një shofer neo-nazist përplasi makinën e tij në një grup të protestuesve anti-racistë.
Shumë njerëz të tjerë u dëmtuan nga dhuna mes dy grupeve.
Burimi: BBC/ Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.S
The post Nacionalistët e bardhë të paktë në numër në protestën në Washington appeared first on Citizens.al.