- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Mjetet dhe teknikat e Raportimit Lokal” – Cikël trajnimesh
“Mjetet dhe teknikat e Raportimit Lokal” – Cikël trajnimesh
Titulli: Mjetet dhe teknikat e Raportimit Lokal
Mbështetur nga: Fondacioni Friedrich Ebert
Kohëzgjatja: 01/03/2019 – 30/11/2019
Qëllimet e projektit:
1.Forcimin e kapaciteve të gazetarëve të rinj dhe profesionistë për të kuptuar më mirë median sociale, kërkimin dhe krijimin e produkteve multimediale.
Organizimin e një sërë trajnimesh në 6 qytete të ndryshme në Shqipëri, duke ju dhënë gazetarëve nga zonat lokale mundësinë për të zhvilluar më tej raportime cilësore në median lokale.
Rritja e cilësisë dhe numrit të artikujve të raportuara nga jashtë Tiranës për çeshtje të komunitetit, të adresuara nga gazetaria e përfshirë.
Përfituesit e këtij projekti:
-Gjatë këtij projekti u trajnuan rreth 74 gazetarë të rinj dhe profesionistë. Të trajnuarit përfshijnë gazetarë që punojnë në degët e transmetuesit publik, televizionet lokale dhe organizata mediatike, në gjashtë qyetete të ndryshme.
-Publiku i gjerë ishte një përfitues i dytë, me 12 shkrime të thelluara të botuara në ëebin e Citizens Channel dhe kanalet e mediave sociale duke arritur më shumë se 30.000 përdorues.
Objektivat e arritura të projektit:
Gjashtë trajnime ditore të organizuara në qytetet: Kukës, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër. Gjithsej 74 gazetarë të rinj dhe profesionistë morën pjesë në trajnime.
2.U publikuan gjashtë thirrje të hapura për gazetarë pas trajnimeve, duke u pasuar nga 12 artikuj të thelluar të prodhuar nga pjesëmarrësit e trajnimit që aplikuan për thirrje.
Një nga objektivat kryesorë të këtij projekti ishte edhe krijimi i një rrjeti të gazetarëve lokalë. U krijuan gjashtë grupe në Facebook për secilin qytet duke përfshirë më shumë se 50 anëtarë.
Kjo iniciativë ka zgjeruar dhe forcuar më tej rrjetin e Citizens Channel me bashkëpunëtorë në zonat lokale, duke inkurajuar pjesëmarrësit për bashkëpunime të mëtejshme.
Trajnimet e zhvilluara në 6 qytetet e Shqipërisë:
Gjirokastër :16 nëntor 2019
Kukës 19 tetor 2019
Fier , 21 shtator 2019
Elbasan , 28 qershor 2019
5.Shkodër : 25 maj 2019
6.Durrës 26 prill 2019
The post “Mjetet dhe teknikat e Raportimit Lokal” – Cikël trajnimesh appeared first on Citizens.al.