- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Minatorët i drejtohen institucioneve me mbi 10 mijë firma për miratimin e statusit
Minatorët i drejtohen institucioneve me mbi 10 mijë firma për miratimin e statusit
Përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dorëzuan sot peticionin prej 10 680 firmash pranë Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
Përmes këtij peticioni, ata kërkojnë trajtimin me seriozitet të çështjes së statusit të minatorit, duke i propozuar Kuvendit miratimin e tij.
Foto gjatë dorëzimit të firmave pranë Kuvendit Foto: Erisa Kryeziu
Prej katër javësh minatorët kanë pasur mbështetjen e qytetarëve, ish minatorëve dhe minatorëve përmes nënshkrimeve me qëllim mbështetjen për statusin e minatorit.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi u shpreh se përmes këtij statusi përfitojnë 12 mijë minatorë, ndërsa kërkesat mbeten të njëjta.
“Kërkesa tona janë tejet bazike dhe të mundshme. Janë siguria në punë e minatorit, të cilët po vriten në punë dhe fajin po e merr me vete viktima. Një kërkesë që nuk duhet të diskutohet fare. Familjet e tyre të gëzojnë një pension nëse minatori humb jetën në galeri dhe një dëmshpërblim prej 6 milion lekë të reja”,-saktësoi Debreshi.
Elton Debreshi, kreu i SMBB
Fillimisht minatorët iu drejtuan Kuvendit, më pas marshuan drejt Kryeministrisë, për të dorëzuar së fundmi nënshkrimet e mbledhura pranë ministrisë së Financave dhe Energjisë dhe Infrastrukturës.
Prej datës 23 nëntor minatorët shpallën nisjen e iniciativës për mbledhjen e firmave për statusin e minatorit. Ata ngritën stenda në qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga Bulqiza, Kukësi, Korçë, Pogradec, Përrenjas, Librazhd, Kamëz, Fier, Ballsh dhe Klos.
Mijëra qytetarë përmes nënshkrimeve kanë shprehur mbështetjen e tyre për katër pika kryesore si:
sigurim i jetës për minatorët
rritje e pagave dhe përfitimeve të tjera
rritje e pensioneve
garantimi i kujdesit shëndetësor të veçantë për minatorët dhe ish-minatorët
Kërkesa për miratimin e statusit të minatorit ka 30 vite që flitet dhe premtohet nga përfaqësues politikë dhe sindikalë, por deri më tani asnjë iniciativë nuk është kurorëzuar me miratim të statusit.
Lexo më shumë: “30 vite në kërkim të statusit” – Minatorët nisin peticionin
The post Minatorët i drejtohen institucioneve me mbi 10 mijë firma për miratimin e statusit appeared first on Citizens.al.