- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- #MeKlodianen Gazetarët dhe organizatat ndërkombëtare dënojnë në bllok sulmin ndaj Klodiana Lalës
#MeKlodianen Gazetarët dhe organizatat ndërkombëtare dënojnë në bllok sulmin ndaj Klodiana Lalës
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 03:00 – 04:00, u godit me breshëri kallashnikovi shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Në shtëpinë e prekur nga breshëria e plumbave gjendeshin dy vajzat e gazetares, vëllai dhe prindërit e saj. Fatmirësisht, askush prej familjarëve të saj nuk mbeti i lënduar. Vetë gazetarja përmes një statusi në Facebook deklaroi se dyshon që sulmi është rezultat i punës së saj si gazetare, pasi as ajo dhe as familjarët e saj nuk kanë ndonjë konflikt personal.

Një numër i madh gaztarësh kanë reaguar në bllok ndaj sulmit me armë drejtuar koleges Lala, duke publikuar raste kur ata vetë kanë qenë viktima të kërcënimeve, e duke i kujtuar autoriteteve përgjegjësinë që kanë për zbardhjen e ngjarjes.
Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan mbrëmjen e djeshme një protestë përpara Kryeministrisë në mbështetje të gazetares Klodiana Lala. Pjesëmarrësit u solidarizuan me mesazhin se plumbat ndaj koleges Lala, janë plumba që drejtohen ndaj gjithë gazetarëve që punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe profesionalizëm për pasqyrimin e së vërtetesë.
Foto galeri nga protesta:



Misioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shkruan në profilin zyrtar në Twitter:“Ne dënojmë sulmin kundër gazetares investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjet tona më të forta për gazetarët në vijën e parë të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ftojmë autoritetet të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”
We condemn the attack against investigative journalist Klodiana Lala and reiterate our strongest support to journalists on the frontline of reporting on organised crime in Albania. We invite authorities to fully investigate promptly.
— EU in Albania (@EUinAlbania) August 30, 2018
Ambasada e Shteteve të Bashkuara e cilëson sulmin akt të frikacakëve që kanë frik nga drejtësia.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 30, 2018
Misioni i OSBE në Shqipëri:
Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares #KlodianaLala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. #Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) August 30, 2018
Harlem Desir, përfaqësues i Lirisë së Medias pranë OSBE shkruan në profilin zyrtar në Twitter:“Dënoj Fuqimisht sulmin në të cilin u qëllua me armë në shtëpinë e familjes së gazetares Klodiana Lala kë të mëngjes në Shqipëri. Sulme dhe kërcënime të tilla janë të papranueshme. U bëj thirrje autoriteteve që të çojnë përpara drejtësisë autorët e krimit.”
I strongly condemn the attack in which shots were fired at journalist Klodiana Lala’s family home this morning in #Albania. Such attacks and intimidation are unacceptable. I call on authorities to ensure that the perpetrators are brought to justice. See: https://t.co/bXkKORNEsg
— OSCE media freedom (@OSCE_RFoM) August 30, 2018
Profili i Këshillit të Europës dedikuar lirisë së medias “COE Media FreedoM”:“Shtëpia e gazetares investigative Klodiana Lala mbulohet me të shtëna armësh automatike”
#Albania house of investigative reporter #KlodianaLala's parents sprayed with automatic gunfire https://t.co/qMwcjiKD4g @IndexCensorship @EFJEUROPE @IFJGlobal
— Council of Europe Media Freedom (@CoEMediaFreedom) August 31, 2018
Profili zyrtar i organizatës “Reporterët pa Kufij” për Evropën dhe Ballkanin:RSF dënon sulmin me Kallashnikov në shtëpinë Klodiana Lalës, një gazetare investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet kanë për detyrë të mbrojnë dhe të dënojnë raste të tilla.
Ditën e sotme Prokuroria dhe Policia e Tiranës deklaruan se është ngritur një grup hetimor i posaçëm për të hetuar ngjarjen: “Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Autorët e sulmit ndaj banesës së familjes së gazetares Lala nuk janë vënë përpara drejtësisë.
*Citizens Channel /l.k./
The post #MeKlodianen Gazetarët dhe organizatat ndërkombëtare dënojnë në bllok sulmin ndaj Klodiana Lalës appeared first on Citizens.al.