- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “MANIFESTO, një thirje artistike si nevojë revolte kundrejt pushtetit”
“MANIFESTO, një thirje artistike si nevojë revolte kundrejt pushtetit”
“Shtesë Sindroma Down Takimi nëpërmjet Nexhit Të dëmtuar nga tërmeti është plakë e vjetër e vetmuar Të jemi shëndoshë e mirë deri me 25 prill/ sa për partitë s’na interesojnë shumë”
Vargjet e mësipërme janë pjesë e një poezie të krijuar nga komentet e patronazhistëve përbri të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Të sjella nën titullin “Vulnerabël jeton në Tiranë” shërbyen si një shpallje publike përmes një konference për shtyp aspak të ngjashme me konferencat normale.
Vargjet buçitën në një boks zëri të vendosur në një nga sallat e Hotel Tiranës, të sjella përmes zërit të Ataol Kaso.
Kjo poezi e konsideron skandalin politik të rrjedhjes së informacionit si “skenari shtetëror” që kërkon përgjigjen artistike përkatëse.
”Press conference” ka qenë në një farë mënyre një tentativë për të bërë Hijacking domethënë për të krijuar mundësi, për të krijuar një gjuhë të re, por që prapë bëhet pjesë e zërit të popullit, ose zërit të masave, ose zërit të njerëzve të thjeshtë. Është një zë që të vjen nga pushteti. Pasqyron fakti që survejimi i qytetarëve po ndodh shpesh dhe ajo është përdorur pastaj për të mbajtur nën kontroll në kuptimin shoqëror dhe politik, por pastaj është një zë që mund të merret dhe të ripërdoret pra për të krijuar një ide kritike ndaj pushtetit të tanishëm”,-rrëfen Raino Isto, historian arti.
Historiani i artit thekson se kjo konferencë reflekton nevojën e popullit për të rimarrë zërin e vet.
“Unë them që pikërisht shembulli i konferencës për shtyp në këtë rast është një mundësi që populli mund të rimarrë zëri ne vet dhe ta përdorë për të kundërshtuar çdo lloj sistemi. Nuk flasim vetëm për systemin politik këtu në Shqipëri, por edhe sistemi që shfaqet nëpër veprimtari si e shteteve të mëdhenj siç është rasti i Shteteve të Bashkuara p.sh. që ndikon shumë në politikën në këtë vend, por që populli vetë mund të rimarrë atë zë dhe ta ripërdorë”,-u shpreh Isto për Citizens Channel.
“Manifesto HIJACKING”, projekt i Debatik Cebter dhe Qendrës ZETA, godet themelet mbi të cilat ngrihet sot ortakëria e artit bashkëkohor dhe pushtetit oligarkik.
“Projekti është një farë kundërshtie e gjithë atij sistemi, sidomos është një përpjekje për të ngritur një kundërshtim kundër status quose së skenës së artit këtu, por edhe në të gjithë botën, sidomos kundër sistemeve të bienaleve të mëdhaja që shkojnë nëpër vende dhe bashkëveprojnë elitat në ato vende siç po ndodh edhe këtu në Shqipëri, por normalisht në të gjithë rajonin”,-përfundon Raino Isto.
Konferenca për shtyp, e kuruar nga Sonja Lau hapi siparin e një sërë aktivitetesh të tjera sikurse ekspozita, ligjërata publike, performanca dhe botime për artin dhe politikën që kanë marrë formë këtë javë pranë Qendrës për Art Bashkëkohor ZETA dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 11 shtator 2022.
The post “MANIFESTO, një thirje artistike si nevojë revolte kundrejt pushtetit” appeared first on Citizens.al.