- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Liqeni i Komanit, rruga e vështirë për në ‘parajsë’ (Video)
Liqeni i Komanit, rruga e vështirë për në ‘parajsë’ (Video)
Rrjedha e lumit Drin ofron disa nga pamjet më të mrekullueshme në Shqipëri.
Liqeni i Komanit është një ndër vendet më të vizituara nga turistët e huaj dhe ata vendas në Shqipëri.
Mediat e huaja e kanë krahasuar me fjordet norvegjeze dhe pothuajse në çdo reportazh të tyre për Shqipërinë, një nga aktivitetet që duhet të bëjën patjetër vizitorët, është një udhëtim më anije në Liqenin e Komanit.
Por të arrish deri atje nuk është shumë e lehtë…
32 kilometrat nga Vau i Dejës deri në Liqenin e Komanit prej vitesh janë lënë në harresë nga autoritetet shtetërore.
Shumë gropa, gurë që zënë rrugën, ngushtime të rrugës dhe mungesë të mbrojtësve anësorë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0TG-ex6wdX0&w=560&h=315]
Fotot e Liqenit të Komanit shfaqen në çdo aktivitet promovues të Shqipërisë, por askush nuk mendon për shtrimin e rrugës.
Fatmirësisht bukuria që të shfaqet para syve sapo mbërrin aty të bën të harrosh të gjitha troshënditjet…
Gjithësesi kjo nuk duhet të verë në gjumë autoritetet përgjegjëse.
Autor: Amarildo Topi
The post Liqeni i Komanit, rruga e vështirë për në ‘parajsë’ (Video) appeared first on Citizens.al.