- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Kuvendi “i shmanget” konsultimit për buxhetin e shëndetësisë 2023
Kuvendi “i shmanget” konsultimit për buxhetin e shëndetësisë 2023
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë anuloi konsultimin me organizatat e shoqërisë civile për projekt-buxhetin e vitit 2023.
Takimi ishte konfirmuar për t’u mbajtur sot në orën 12:00 pranë ambienteve të Kuvendit, po u anulua përmes një e-mail-i pak para nisjes, pa dhënë një arsye specifike.
Njoftimi për mbajtjen e takimit për seancën dëgjimore
Denisa Canameti, përfaqësuese e shoqatës “Together for Life” shprehet e zhgënjyer për këtë vendim.
“Një orë më përpara sollën një e-mail që: ju njoftojmë që seanca dëgjimore e caktuar sot në 12;00 nuk do të zhvillohet. Materialet e sjella nga ju janë shpërndarë dhe do të diskutohen gjatë shqyrtimit nen për nen”.
Njoftim për anulimin e seancës dëgjimore
Canametit tregon se ky ishte konsultimi i vetëm publik i Ministrisë së Shëndetësisë për këtë vit.
Organizata “Together for Life”, u shpreh në një reagim se ishte përgatitur të diskutonte për çështje specifike të buxhetit për vitin 2023 sikurse:
mungesa e theksuar e transparencës në planifikimin e fondeve;
mungesën e investimit të programeve të reja që konsiderohen prioritare për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
keqmenaxhimin e fondeve të sektorit;
mungesën e eficencës në menaxhimin e fondeve publike, ku në 10 vjeçarin e fundit 60% e tyre kanë shkuar në infrastrukturë dhe vetëm 13% për pajisje mjekësore.
“Të gjitha dokumentacionet kanë qenë të plota për tu konsultuar. Ndërkohë ne kemi pasur çështjet tona për të ngritur. Pavarësisht se ne i kemi çuar paraprakisht të shkruara, ideja është që ne ti mbrojmë këto gjëra që themi. Se normalisht ata kanë një argument të tyrin dhe ballafaqimi është vlera e shtuar e këtyre takimeve”,-përfundon Canameti.
“Together for Life” kërkon anulimin e këtij vendimi dhe planifikimin e një date të ardhshme për konsultim të buxhetit.
The post Kuvendi “i shmanget” konsultimit për buxhetin e shëndetësisë 2023 appeared first on Citizens.al.