- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Kush jemi?
Kush jemi?
Citizens Channel është një organizatë jo-qeveritare e cila ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm qytetarë në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese, tolerancës dhe lirive dhe të drejtave të njeriut;
Fusha e veprimtarisë së Citizens Channel:
Të ofrojë praktika periodike trajnimi për gazetarinë online, televizion, raportim live, montazh video, audio prodhim, web media, blogosferë;
Të kontribuojë në edukimin dhe sensibilizimin e publikut për rëndësinë e mediave në ndërtimin dhe ruajtjen e një demokracie ligjore dhe funksionale;
Të promovojë nisma për afirmimin e të drejtave themelore të individëve dhe favorizimin e integrimit mediatik dhe social të kategorive në nevojë;
Të mbështesë me këshillim dhe teknikë mediatike nisma të ndryshme sociale nga komunitete dhe organizata jo fitimprurëse me akses të kufizuar mediatik;
Të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me partnerë, të tjera subjekte publike dhe private, institucione mediatike, institucione që ushtrojnë veprimtari social-kulturore apo që kanë qëllime të ngjashme dhe që i bashkon misioni dhe qëllimet;
Të këshillojë institucione publike e subjekte të tjerë për çështje të hartimit të politikave të ndryshme mediatike.
Të bashkëpunojë me grupet identitare për përmbushjen e qëllimit.
E drejta e autorit, termat dhe kushtet e përdorimit
Materialet e publikuara në hapësirën online të Citizens Channel janë në dispozicion të ri-publikimit nën licencën Creative Commons 4.0.
Jeni të mirëpritur të ri-publikojë materialin e krijuar nga Citizens Channel për qëllime jo tregtare, pa i ndryshuar, redaktuar apo shkurtuar përmbajtjen; Në çdo rast të publikimit ju lutem të përfshini shënimin: “Ky material u botua fillimisht nga Citizens Channel”.
Për më shumë referojuni termave:
The post Kush jemi? appeared first on Citizens.al.