- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Kryeministri refuzohet për herë të dytë nga studentët
Kryeministri refuzohet për herë të dytë nga studentët
Ditën e djeshme kryeministri Rama nëpërmjet rrjetit social Facebook ftoi edhe njëherë për dialog studentët të cilët kanë 7 ditë që po protestojnë pranë Ministrisë së Arsimit.
Kjo ftesë u refuzua menjëherë nga studentët njësoj si ajo e bërë pak ditë më parë nga Kryeministri po në Facebook.
Studentët nuk kërkojnë as dialog as negociata, por plotësimin e kushteve të tyre, të cilat janë dërguar në institucionet përkatëse: Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Kryeministrit të Shqipërisë.
Aktualisht, si çdo ditë këtë javën e fundit studentët janë duke protestuar pranë Ministrisë së Arsimit kurse Kryeministri ishte duke zhvilluar një video “live” në Facebook para pak minutash , ku po sqaronte ndër të tjera qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.
“Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve. Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit terësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata.”, u shpreh Rama gjatë komunikimit “live” në Facebook.
Ndërkohë studentët nuk pranojnë dialog duke u shprehur se kërkojnë që të miratohen kërkesat e tyre dhe se ato janë të panegociueshme.
Citizens Channel / F.S
The post Kryeministri refuzohet për herë të dytë nga studentët appeared first on Citizens.al.