- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Koronavirus: Teoria konspirative e mikroçipit të Bill Gates dhe pretendimet e tjera ndaj vaksinave
Koronavirus: Teoria konspirative e mikroçipit të Bill Gates dhe pretendimet e tjera ndaj vaksinave
Jack Goodman dhe Flora Carmichael | BBC
Spekulimet në lidhje me një vaksinë të ardhshme për koronavirusin janë duke u shtuar dhe postimet në rrjetet sociale me fushata kundër vaksinimit po fitojnë më shumë vëmendje në internet.
Ne kemi zbërthyer disa pretendime të fundit.
Pse thashethemet e mikroçipit nuk qëndrojnë?
Së pari, një teori konspirative për vaksinat është shtrirë në mbarë globin dhe pretendon se pandemia e koronavirusit është një forme për të mbuluar një plan që konsiston në implementimin e mikroçipit që mund të gjurmohen dhe se bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, qëndron pas pas tij.
Ne nuk kemi gjetur asnjë provë që i mbështesin këto pretendime.
Fondacioni “The Bill and Melina Gates” i tha BBC-së se këto pretendime ishin të pavërteta.
Kreu i partisë komuniste ruse tha këtë javë se të ashtuquajturit “globalistë” mbështesin “një implantim masiv të cilin mund ta përdorin nën pretekstin e një vaksinimi të detyrueshëm kundër koronavirusit”.
Ai nuk e përmendi Gates me emër, por në SH.B.A., Roger Stone, një ish këshilltar i Donald Trump, tha që Bill Gates dhe të tjerët po përdorin virusin për “mikroçipimin” e njerëzve.
Një sondazh i ri i YouGov me 1,640 njerëz sugjeron që 28% e amerikanëve besojnë se Bill Gates dëshiron të përdorë vaksinat për të implantuar mikroçipet tek njerëzit – me shifrën që rritet në 44% te republikanët.
Thashethemet filluan në mars kur Gates tha në një intervistë se përfundimisht “ne do të kemi disa certifikata dixhitale” të cilat do të përdoren për të treguar se kush do të shërohej, kush ishte testuar dhe kush bëri mori një vaksinë. Ai nuk përmendi mikroçipet.
Kjo përgjigje çoi në një artikull të gjerë, nën titullin: “Bill Gates do të përdorë futjen e mikroçipit për të luftuar koronavirusin”.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates thotë: “Referenca ndaj ‘certifikatave dixhitale’ ka të bëjë me përpjekjet për të krijuar një platformë dixhitale me burim të hapur me qëllimin e zgjerimit të qasjes në testime të sigurta, të kryera në shtëpi”.
Bill Gatës nuk e tha këtë për vaksinën
Miliarderi i “Microsoft” ka qenë shënjestër e shumë thashethemeve të rreme për vaksinat.
Një postim i fundit në Twiter, e bërë nga një adresë e lokalizuar në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Bill Gates pranon se vaksina pa dyshim se do të vrasë 700,000 njerëz” dhe lidhet me një video ku paraqitet teoricienin e konspiracionit të krahut të djathtë Alex Jones.
Pretendimi në këtë postim, i cili ka pasur më shumë se 45,000 retweet dhe pëlqime, është i rremë dhe i keqinterpreton fjalët e Gates.
Në video, Gates po flet për efikasitetin e vaksinave tek njerëzit e moshuar dhe paralajmërimet në lidhje me rrezikun e efekteve anësore.
Ai paraqet një situatë hipotetike në lidhje me dëmin e mundshëm të efekteve anësore, duke thënë: “Nëse kemi një nga 10,000 efekte anësore, 700.000 njerëz që do të vuajnë nga kjo”
Ai nuk e “pranon” 700,000 do të vdesin nga një vaksinë.
Teoritë konspirative për Bill Gates kanë shkuar deri te Parlamenti italian, ku një deputet i pavarur bëri thirrje që Bill Gates të dërgohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.
Pandemia për përfitime?
Ekziston një lëvizje shumë e fortë anti-vaksinë në Itali.
Një video e famshme në Itali, e cila është parë më shumë se 700,000 herë në Facebook, ka një titull që pretendon se pandemia është “shpikur”.
Treguesi i klipit është Stefano Montanari, një studiues italian me një diplomë në farmakologji, i cili pretendon se qëllimi përfundimtar është që të gjithë të vaksinohen.
Ai argumenton se epidemia “do të vazhdojë të jetë tërësisht e sajuar” derisa të ketë një vaksinë që “do të sjellë para dhe korrupsion në xhepat tashmë plot të disave”.
Ai përfundon: “Kjo është një shaka e bujshme, por shumë e suksesshme”.
Nuk ka asnjë provë mbështetëse e teorisë se pandemia është një mashtrim. Është e vërtetë që cilado kompani farmaceutike të zhvillojë një vaksinë, mund të përfitojë potencialisht nga suksesi, por ideja që ky fitim i mundshëm do të ishte një motiv për të shpikur një pandemi, është jashtë çdo logjike.
Vaksina nga bajga e lopa?
Një meme në Facebook njofton një “ilaç çudibërës për të luftuar koronën” dhe një “vaksinë nga bajga e lopës” është shpërndarë gjerësisht në Facebook në Indi.
Disa nga postimet, duke përfshirë një të shpërndarë më shumë se 1.000 herë, lidhen me një histori në faqen e parë nga Mirror Ahmedabad, i cili raporton se është duke u zhvilluar një ilaçi që rrjedh nga qumështi, gjalpi, gjaku, bajga dhe urina e lopës.
Lopa konsiderohet e shenjtë në hinduizëm dhe disa grupe hindu kanë pretenduar se pirja e urinës së lopës mund të forcojë imunitetin kundër virusit – një pretendim që ne e kemi trajtuar më parë.
Artikulli citon një doktor të thotë: “Urina e lopës dihet që ka përbërës mjekësorë që mund të kurojnë Covid-19”. Në fakt nuk ka kurë të njohur për koronavirusin.
Ne e pyetëm Dr. Rajni Kant, një biolog dhe drejtues i kërkimit në Këshillin Indian për Kërkime Mjekësore, në lidhje me përdorimin e urinës së lopës ose bajgës si një trajtim.
Ai tha: “Ne nuk kemi ndonjë provë apo studim domethënës për të cituar se këto kanë ndonjë efikasitet kundër Covid-19. Ne nuk kemi prova të rëndësishme apo studime për të cituar ndonjë gjë.”
Rashtriya Kamdhenu Aayog, pjesë e Ministrisë së Bujqësisë në Indi, konfirmoi se do të ketë teste për trajtim të koronavirusit që kombinon urinën e lopës, bajgën, gjalpin dhe qumështin – por jo një vaksinë.
The post Koronavirus: Teoria konspirative e mikroçipit të Bill Gates dhe pretendimet e tjera ndaj vaksinave appeared first on Citizens.al.