- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Komisioni i ligjeve miraton pa debat ndryshimet në “Ligjin për të Drejtën e Informimit”
Komisioni i ligjeve miraton pa debat ndryshimet në “Ligjin për të Drejtën e Informimit”
Ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit” u miratuan pa debate të hënën në komisionin parlamentar të ligjeve, me votën e deputetëve të mazhorancës pasi opozita mungoi në mbledhje.
Ligji “Për të Drejtën e Informimit”, po ndryshohet për herë të parë që pas miratimit në vitin 2014. Ndryshimet janë pritur me kritika nga aktorë të medias dhe shoqërisë civile.
Propozimi i hedhur për konsultim fillimisht nga Ministria e Drejtësisë parashikon një sërë ndryshimesh thelbësore si ulja e gjobave ndaj autoriteteve publike, shtimi i pagave për koordinatorët e të drejtës së informimit dhe prezantimin e konceptit të kërkesave abuzive apo me karakter përsëritës. Por ky propozim u ndryshua më vonë pas kritikave nga media dhe shoqëria civile për t’u tërhequr nga neni për “kërkesat e abuzive”.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi të hënën në komision ndryshimet, duke i konsideruar ato si nevojë për të rritur më tej aksesin e publikut në informacionin e Administratës Publike.
Manja u shpreh se ligjit aktual i mungojnë mekanizmat për zbatimin e vendimeve të komisionerit.
Ndryshimet në ligj të propozuara nga Ministria e Drejtësisë janë kritikuar nga ekspertët e fushës të cilët vlerësuan se kërkesat abuzive dhe gjobat nuk kanë qenë problemi kryesor i ligjit të vjetër.
“Kemi marrë në konsideratë sugjerimet e medias dhe shoqërisë civile, që e konsideronin këtë nen si kufizim i të drejtës për informim”, u shpreh Manja në komision.
Sipas ndryshimeve të reja në ligj, komisioneri pas hetimit mund të vendos gjoba ndaj titullarit të instiitucionit apo zyrtarit i cili nuk ka penguar dhënien e informacionit.
The post Komisioni i ligjeve miraton pa debat ndryshimet në “Ligjin për të Drejtën e Informimit” appeared first on Citizens.al.