- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- KLSH padit Ministrinë e Kulturës dhe tre institucione për shkatërrim të monumenteve në Shkodër
KLSH padit Ministrinë e Kulturës dhe tre institucione për shkatërrim të monumenteve në Shkodër
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) pas gjetjeve në auditmin e fundit, ka paditur Ministrinë e Kulturës dhe tre institucione varësie për shkatërrimin e dy objekteve Monument Kulture në Shkodër.
Tre institucionet e tjera të paditura janë, Drejtoria e Kulturës Shkodër, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
KLSH ka konstatuar shkelje në veprimtarinë e këtyre institucioneve të cilat kanë marrë fonde për restaturimin e godinave por në fakt objektet ndodhen në gjendje të shkatërruar.
Bëhet fjalë për një objekt në rrugën e Gjuhadolit, zonë me ndërtesa karakteristike dykatëshe të mbrojtura. Sipas gjetjeve të KLSH, restaurimi i njërës prej këtyre godinave ka përfunduar me një kat shtesë.
Projekti per restaurimin e objektit “Kafja e Madhe” ne Shkoder
Obekti tjetër është “Kafja e Madhe”, e cila sot është e shkatërruar. KLSH bën me dije se institucioneve u është dhënë leje për punime restaurimi, që nuk prekin strukturën dhe çatinë e godinës.
“Shkeljet kanë sjellë pasojën e parikuperueshme të shembjes së objektit Monument Kulture i Kategorisë I”, thotë KLSH.
“Nga restaurimi tek shkatërrimi i Kafes së Madhe në Shkodër”
Citizens Channel ka raportuar më herët mbi gjendjen e godinës së “Kafes së Madhe”. Një vit më parë, më 24 maj, e gjithë pjesa e pasme e godinës u shemb, ndërsa të vetmet pjesë që mbetën në këmbë janë fasada e disa mure rrethuese.
Proejkti i restaturimit për të cilin flet KLSH qëndronte i pazbatuar që prej 2016 dhe nisi të zbatohej në 2021.
Por ky rikostruksion u shoqërua me shembjen e godinës dhe me një reagimë nga qytetarët të cilit ishin të revoltuar, pasi për ta “Kafja e Madhe” është pjesë e trashëgimisë dhe identitetit të qytetit të Shkodrës.
Projekti per restaurimin e objektit “Kafja e Madhe” ne Shkoder
Shembja e shpejtë e godinës së Kafes së Madhe, solli një përplasje midis institucioneve qendrore dhe atyre vendore, çka çoi në ndërprerje të punimeve në qershor të 2021.
Inspektorati Ndërtimor i Shkodrës iu drejtua Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, duke i kujtuar se projekti shkel ligjin Nr. 27 2018, për shkak të tejkalimit të afateve të zbatimit.
Megjithëse afati i projektit kishte kaluar, Kafja e Madhe u shemb thuajse plotësisht, ndërsa institucionet vijuan me projektin e vitit 2016.
The post KLSH padit Ministrinë e Kulturës dhe tre institucione për shkatërrim të monumenteve në Shkodër appeared first on Citizens.al.