- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Historitë e refugjatëve përmes fotografisë
Historitë e refugjatëve përmes fotografisë
“Thuaj mirupafshim përpara se të largohesh”, është përmbledhja më e fundit e fotografit Enri Canaj. Në këtë libër fotografik ai prezanton 90 foto refugjatësh nga kombësi të ndryshme si Afganistani, Siria, Libia, Maroku etj.
Canaj ka emigruar me familjen e tij në Greqi që kur ai ishte 11 vjeç, eksperiencë e cila e ka frymëzuar dhe ndikuar atë në prodhimtarinë e tij artistike.
“Njerëzit më besonin se unë i shikoja në sy. Ishte një gjë që edhe unë e kisha përjetuar”, rrëfen ai për Citizens Channel.
Artisti është pjesë e agjencisë ndërkombëtare fotografike “Magnum”, një rrjet profesionistësh që bën bashkë 64 fotografë nga e gjithë bota.
Puna në një terren midis jetës dhe vdekjes i jep atij një një ngarkesë emocionale shumë të fortë emocionale.
“Ne vendosëm dhe me dy shokë të tjerë që ishim atje, që ta merrnim këtë fëmijën e vogël që kishte vdekur, e futëm me një çantë dhe e çuam te morgu”, shpjegon ai për një rast në brigjet e një ishulli grek ku policia nuk mundej të ndihmonte në zhvendosjen e viktimave.
Enri Canaj në një kontakt të vazhdueshëm me personazhet
Të gjitha fotot në këtë përmbledhje vijnë në stilin bardhë e zi, si një teknikë që thekson dramën e çasteve, shpjegon Enri.
“Foto është e rëndësishme por janë edhe njerëzit që janë brenda saj, që ti ke krijuar një lidhje”, thekson ai.
Artsiti na rrëfen rastin e një familjeje afgane që mban kontaktet ende deri sot dhe i ka fotografuar disa herë ndër vite. Për herë të parë Canaj e njohu familjen në Greqi, në rrugën e tyre për të arritur në Evropë, ku mbetën viktimë e një aksidenti.
“Në atë aksident humb jetën gjyshja, mamaja humb dy këmbët. I transferuan në një spital psikiatrik në Nisë dhe atje ika i vizitova. Në një spital psikiatrik këta gjetën forcën për ta filluar jetën nga fillimi”, vjon ai.
Enri e vizitoi sërish familjen pasi i zhvendosën në Suedi, në shtëpinë e tyre të parë pas kampeve.
“ E vetmja gjë që mund të më jepnin për dhuratë ishin disa mollë, që i mblodhën dhe aty realizuam foton, pjesë të albumit”, përfundon ai.
Në 2017, foto e refugjatëve në Idomeni në Greqi u vlerësua edhe me çmimin ndërkombëtar të fotografisë Philip Jones Griffiths. Në foton fituese fotografi ka fokusuar rradhën e refugjatëve në pritje të ushqimit.
The post Historitë e refugjatëve përmes fotografisë appeared first on Citizens.al.