- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Harta e COVID-19 në Shqipëri, 146 të prekur në 14 zona
Harta e COVID-19 në Shqipëri, 146 të prekur në 14 zona
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi ka kryer testime për 111 persona në 24 orët e fundit, duke zbuluar 23 raste të reja me Codiv-19, që e çojnë numrin total të të infektuarve në Shqipëri në 146.
Aktualisht 17 persona janë shëruar nga Covid-19 dhe po qëndrojnë në karantinë, 5 kanë ndërruar jetë ndërsa 72 janë të shtruar në spital mes të cilëve 4 në terapi intensive.
Harta e zonave të prekura është zgjeruar në 14 qytete, mes të cilave Kruja ku u shënua sot rasti i parë i prekur nga virusi.
Tiranë: 83 persona, (një kanë ndërruar jetë);
Durrës: 9 persona, (një ka ndërruar jetë);
Fier: 14 persona, (një ka ndërruar jetë);
Lushnje: 4 persona; (një ka ndërruar jetë);
Elbasan: 3 persona;
Rrogozhinë: 2 persona;
Kavajë: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
Korçë: 11 persona;
Vlorë: 5 persona;
Shkodër: 3 person;
Lezhë: 4 person;
Has: 2 persona;
Berat: 1 person
Krujë: 1 person.
Në 24 orët e fundit ISHP ka realizuar 111 teste, duke e çuar numrin total të personave të testuar në 1041.
*Citizens Channel /l.k./
The post Harta e COVID-19 në Shqipëri, 146 të prekur në 14 zona appeared first on Citizens.al.