- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Harta e COVID-19 në Shqipëri, 123 të prekur në 13 zona
Harta e COVID-19 në Shqipëri, 123 të prekur në 13 zona
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se janë evidentuar 19 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 123. Harta e zonave të prekura është zgjeruar me rrethet e Beratit, Hasit dhe Lezhës, ndërkohë që pesë persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Koronavirusi është përhapur në këto zona:
Në Tiranë: 72 persona, (një ka ndërruar jetë);
Në Durrës: 8 persona, (një ka ndërruar jetë);
Në Fier: 12 persona, (një ka ndërruar jetë);
Në Lushnje: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
Në Elbasan: 2 persona;
Në Rrogozhinë: 2 persona;
Në Kavajë: 4 persona, (një ka ndërruar jetë);
Në Korçë: 9 persona;
Në Vlorë: 4 persona;
Në Has: 2 persona;
Në Shkodër: 2 persona;
Në Lezhë: 1 person;
Në Berat: 1 person;
Në 24 orët e fundit ISHP ka realizuar 74 teste, duke arritur një total të personave të testuar prej 930. Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 10, ndërkohë ata vijojnë karantinimin për 14 ditë sipas procedurës.
392,780 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin:
*Citizens Channel /l.k./
The post Harta e COVID-19 në Shqipëri, 123 të prekur në 13 zona appeared first on Citizens.al.