- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale”
“Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale”
Projekti “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale të gazetarisë” (Empower Journalists), është një iniciativë e Qendrës Citizens Channel që ka si qëllim të mbrojë vlerat e gazetarisë profesionale përmes forcimit të kapaciteteve të gazetarëve të rinj dhe njohjes së publikut të gjerë me rëndësinë e qasjes ndaj informacionit cilësor.
“Empower Journalists” zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).
Projekti ka këto tre objektivave primare:
Forcimi i aftësive dhe njohurive të profesionistëve të rinj mbi të drejtat e gazetarëve, etikës së medias dhe karakteristikave të peizazhit mediatik shqiptar
Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e lirisë së mendimit dhe të shprehjes
Ngritja e një platforme “e-learning” në internet që ofron përmbajtje të pavarur dhe shërben si mjet për interaktivitet dhe shkëmbimi të mesazheve
“Empower Journalists” synon t’i shërbejë këtyre grupeve kryesore:
Gazetarëve të rinj dhe studentëve të gazetarisë dhe komunikimit në Shqipëri
Përdoruesve e internetit (publiku i gjerë)
Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetet shqiptare
Plani i aktiviteteve:
Në kuadër të këtij projekti është parashikuar zbatimi i një sërë aktivitetesh që përfshijnë:
Ngritja e një platforme “e-learning” për zhvillimin e 3 kurseve online (webinars) dhe hapja e thirrjes për pjesëmarrje të studentëve të gazetarisë dhe komunikimit dhe gazetarëve të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Përgatitja e kurseve online nga tre ekspertë (vendas dhe ndërkombëtarë) rreth të drejtave të gazetarëve, etikës në media dhe problematikave në peizazhin mediatik shqiptar.
Realizimi i një seminari 3-ditor në një nga qytetet e Shqipërisë i fokusuar në krijimin e mesazheve efektive duke përdorur multimedian dhe rrjetet sociale si një shpërndarës të mesazhit.
Realizimi i konkursit për përzgjedhjen dhe mbështetjen e 5 punimeve më të mira gazetareske nga studentët dhe gazetarët e rinj të pranishëm në projekt.
Realizimi i një fushate online e cila do të synojë rritjen e ndërgjegjësimit duke kombinuar forma të ndryshme të prodhimeve multimediale si: info-grafikë, video informative, animacion etj. Të gjitha këto mjete do të përdoren për të zhvilluar dhe përmirësuar mirëkuptimin qytetar të publikut të gjerë në platformat e rrjeteve sociale si facebook, instagram, twitter.
*Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian
The post “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale” appeared first on Citizens.al.