- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Facebook sapo kaloi ditën më të keqe në tregun e aksioneve
Facebook sapo kaloi ditën më të keqe në tregun e aksioneve
“Facebook” shënoi sot rënien më të madhe në tregun e aksioneve që nga krijimi.
Aksionet e rrjetit social “Facebook” ranë me 19% të enjten pasi drejtuesit paralajmëruan se rritja e të ardhurave do të ngadalësohej në momentin që kompania do të fokusohej në privatësinë e përdoruesve.
Shitja e aksioneve me çmim të ulët, u konvertua në rreth 119 Bilion dollarë në vlerën e tregut – dita e humbjes më të madhe në historinë e tregut të aksioneve, për çdo kompani publike, sipas Thomson Reuters.
Për themeluesin Mark Zuckerberg humbja ishte rreth 16 Bilion dollarë, raporton Forbes, që ndjek pasurinë e bilionerëve në kohë reale. Kjo e kaloi atë nga vendi i katërt në vendin e gjashtë në listën e njerëzve më të pasur në botë.
Shefi Financiar i “Facebook” David Wehner tha në një telefonatë me investitorët gjatë një konferencë se “Facebook” është duke “vendosur privatësinë në vend të parë”, pasi skandali i “Cambridge Analytica”, u mediatizua gjerësisht në shtyp, klientët u shqetësuan dhe pati një observim kritik nga e gjithë bota.
“Facebook” do të investojë më shumë për të arritur qëllimet e veta. Wehner tha se kompania do të investojë Biliona dollarë në vit për të përmirësuar sigurinë pas periudhës kur titujt kryesorë ishin rreth rolit të Facebook në përhapjen e “fake news” dhe ndërhyrjes në zgjedhje presidenciale në SHBA.
“Mendojmë se është gjëja më e mirë për të bërë për biznesin”, tha ai.
Dita me rënien më të madhe më parë për kompaninë ka qenë 27 korriku i vitit 2012 kur aksionet ranë me 11.7%. Aksionet ranë ditën pasi kompania dështoi të bindte investitorët se do të shiste reklama për celularët. Celularët tani sjellin 91% të të ardhurave nga reklamat për kompaninë.
Burimi: CNN Money (New York)
*Citizens Channel/F.S/
The post Facebook sapo kaloi ditën më të keqe në tregun e aksioneve appeared first on Citizens.al.