- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Energjia nga qymyri shkak për 19 mijë vdekje në Evropë
Energjia nga qymyri shkak për 19 mijë vdekje në Evropë
Raporti “Comply or Close” nga Bankwatch Network, i publikuar në shtator të këtij viti, nxori në pah se përgjatë viteve 2018-2020, 19.000 vdekje në Evropë u shkaktuan nga shtete të Ballkanit perëndimor si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina si pasojë e prodhimit të energjisë nga termocentralet me qymyr.
Gjatë vitit 2020, Shqipëria renditet në listën e dhjetë vendeve të para me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të eksportit të energjisë elektrike dhe tejkalimet e emetimeve të dyoksidit të squfurit, oksideve të azotit dhe pluhurit, të lëshuara nga termocentralet me qymyr nga shtetet fqinje të Ballkanit perëndimor.
50% e këtyre vdekjeve ndodhën në shtete të Bashkimit Evropian dhe afro 30% në shtete të Ballkanit perëndimor.
“Emetimet totale nga termocentralet e qymyrit rezultuan në kosto shëndetësore midis 25.3 miliardë euro dhe 51.8 miliardë euro”, – shkruhet në raport.
Përveç vdekjeve, ndotja e shkaktuar nga termocentralet e qymyrit ka sjellë sëmundje të shumta tek qytetarët të shteteve të BE-së dhe Ballkanit perëndimor.
“Tejkalimet e emetimeve për vitet 2018 – 2020 të të gjitha fabrikave të qymyrit të kombinuara shkaktuan një total prej rreth 130,000 ditësh simptomash të astmës tek fëmijët astmatikë që jetojnë në BE. Mbi 11,000 fëmijë u prekën nga bronkiti”,- shkruhet në raport.
Direktivat e BE -së për të zvogëluar emetimet e substancave të rrezikshme, e përshtatur për vendet palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë – u kërkoi ligjërisht këto vende që të frenojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet e tyre që nga viti 2018.
Megjithatë, shkruhet në raport, gjatë 2020-tës, 18 fabrikat e qymyrit të Ballkanit Perëndimor lëshuan dy herë e gjysmë më shumë dyoksid squfuri (SO2) sesa të gjithë 221 termocentralet e BE-së.
Asnjë prej pesë shteteve të Ballkanit Perëndimor që nënshkruan këtë marrëveshje prej vitit 2018, nuk garantuan uljen e ndotjes në nivelet e lejuar të Bashkimit Evropian.
The post Energjia nga qymyri shkak për 19 mijë vdekje në Evropë appeared first on Citizens.al.