- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Duke synuar kushte të drejta pune” – Tur takimesh me studentët e gazetarisë në Shqipëri
“Duke synuar kushte të drejta pune” – Tur takimesh me studentët e gazetarisë në Shqipëri
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, gjatë muajve Maj dhe Qershor, nëkuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve tërinj dhe atyre të ardhshëm”, kanë zhvilluar një tur takimesh me studentët e gazetarisë dhekomunikimit në Universitetin e Tiranës, atë të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Elbasanit“Aleksandër Xhuvani” edhe Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.
Takimet erdhën pas realizimit të një sondazhi kombëtar, ku 492 studentë të gazetarisë dhekomunikimit në këto universitete dhe Kolegjin Universitar Beder, u pyetën mbi perceptimin etyre mbi shkeljet e të drejtave gjatë përvojave të punësimit dhe praktikës studimore, si edhenjohurive rreth mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e gazetarëve në marrëdhëniet e punës.
Në këto takime janë prekur dhe debatuar tre çështje kryesore:
Eksperti Lutfi Dervishi diskutoi me studentët mbi gjendjen aktuale të medias në Shqipëri,duke u ndalur në vështirësitë që gazetarët e rinj hasin për tu integruar në dinamikat etregut;
Emiljano Kaziaj Ph.D., ekspert kërkimor në fushën e medias, ndau gjetjet paraprake tësondazhit të zhvilluar me studentët në katër qytete të Shqipërisë dhe trendet kryesore tëvëna re në përgjigjet e studentëve;
Ekspertit ligjor Embro Ahmetaj, prezantoi një kërkim mbi kuadrin rregullator në fushën emarrëdhënieve të punës në gazetari, të drejtat dhe detyrimet e gazetarëve kundrejtpunëdhënësit dhe praktikat më të mira Evropiane mbi rregullimin e punës/internshipit.
Në këto takime, përtej marrjes së përshtypjeve të pjesmarrësve mbi gjetjet e sondazhit kombëtar,u prekën dhe çështje të mëtejshme të cilat prekin interesat e studentëve dhe limitojnë mundësitë etyre për arritjen me sukses të pritshmërive të tyre në tregun e punës në fushën e medias.Takimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i tëardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm”, një iniciativë e implementuar nga QendraShqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, mbështetur nga Bashkimi Evropiannëpërmjet Institutit Shqiptar të Medias dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IJF).
The post “Duke synuar kushte të drejta pune” – Tur takimesh me studentët e gazetarisë në Shqipëri appeared first on Citizens.al.