“Duke synuar kushte të drejta pune”

Titulli: “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinjdhe atyre të ardhshëm

Partnerë: Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore | Citizens Channel

Mbështetur nga: Bashkimi Evropian, zbatuar ngaInstituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ)

Kohëzgjatja: 01/02/2019 – 31/10/2019

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me marrëdhëniet e punëstë profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm, dhe prezantimin e mjetevetë përshtatshme ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre në këtë fushë.

Objektivat:

  • Krijimi i një panorame të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinjnë media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, përmes krijimit tënjë raporti gjithëpërfshirës bazuar në një studim kombëtar me profesionistëve të rinjnë media, studentët e gazetarisë dhe të komunikimit;

  • Krijimi i një panorame gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor mbi të drejta dhe përfitimet e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)gjatë periudhës së studimeve akademike, duke u përqendruar në grupin epërfituesve të lartpërmendur;

  • Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi mbi çështjet që ndikojnë target-grupin esynuar dhe qasjen pozitive të aktorëve të ndryshëm në fushën e medias, mbiprezantimin e një iniciative të re ligjore dhe/ose administrative, për mbrojtjen ekëtyre të drejtave.

Aktivitetet:

  • Realizimi i Studimit – “Duke synuar kushte të drejta pune” i cili paraqet një panoramë të situatës dhe sfidave që hasin studentët dhe gazetarët e rinj. Duke përfshirë intervista dhe sondazhe me: 492 studentë të gazetarisë/komunikimit nga katër rrethe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër; 49 gazetarë profesionistë; 16 menaxherë/themelues të mediave përfshirë: televizione, gazeta dhe media online; 4 drejtues të organizatave joqeveritare për median;

Studimi i plotë:

  • Realizimi i një turi takimesh me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës, atë të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” edhe Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Tur takimesh në Universitete: 

Video ndërgjegjësuese mbi gjetjet e studimit: