- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- “Çmimi i naftës, Shqipëria vendi më i shtrenjtë në rajon”
“Çmimi i naftës, Shqipëria vendi më i shtrenjtë në rajon”
Dje pasdite qindra qytetarë protestuan përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës. Fillimisht aktivistë të ndryshëm artikuluan kërkesat e tyre mbi heqjen e taksave, më pas pjesëmarrësit të organizuar në grupime bllokuan akse të ndryshme të rrugëve kryesore.
Pas protestave të ditës së djeshme sot qytetarët dhe aktivistët e kanë cilësuar si një fitore të vogël rënien e cmimit të naftës, që sot ka shënuar 240 lekët.
Citizens Channel kontaktoi me qytetarë të vendeve të ndryshme të rajonit për të mësuar nivelin e çmimeve të karburantit.
Nikolina Damjanic na dërgon një foto nga qyteti i Banja Luka në Bosnje Hercegovinë dhe sipas fotos mund të lexojmë se vlera e naftës Diesel është 2.95 marka, e barabartë me 186.22 lekë.
“Ne kemi një ligj të hartuar para katër vitesh që definon çmimin e karburanteve. Tani me rritjen e çmimit situata është problematike dhe presim ndryshim të legjislacionit”, shprehet Damjanic.
Në Kosovë nafta arriti vlerën në 1.76 euro apo 217.07 në lekë shqiptare.
“Ngritja e çmimit të karburanteve është në vazhdën e ngritjes së çmimeve të tjera. Kuptohet që kjo vjen si pasojë e konfliktit në Ukrainë por mbi të gjitha ajo çfarë po bëjnë qeveritë e rajonit është që të hiqet akciza, që çmimi të jetë pak më i përballueshëm për qytetarët”, thekson aktivisti Valdon Bytyci.
Sipas një fotografie të dërguar në redaksinë tonë nga qyteti Shkupit çmimi i naftës arrin në 91.50 denarë apo ndryshe 183.89 lekë.
” Sot me një vendim të ri nga qeveria do të ketë zbritje të çmimit”, thotë A.T nga Maqedonia e Veriut.
Ndërsa çmimi i naftës sot në Beograd ka arritur 193.9 dinar ose 204.14 lekë.
Në Malin e Zi nafta ka arritur çmimin 1.450 euro e barabartë me 178.37 lekë.
The post “Çmimi i naftës, Shqipëria vendi më i shtrenjtë në rajon” appeared first on Citizens.al.