- Buletini informativ i Citizens.al
- Posts
- Analiza: Sa para shpenzohen për personat në situatë rruge në Tiranë?
Analiza: Sa para shpenzohen për personat në situatë rruge në Tiranë?
Qendra T’REJA ka prezantuar dje analizën e kryer mbi buxhetin e Bashkisë Tiranë për fondin e parashikuar për qendrat sociale. Rezultatet e vëzhgimeve janë prezantuar në një takim në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave, qendrave sociale dhe aktivistë .
Prezantimi nxjer në pah shtimin e numrit të qendrave sociale dhe stafit të angazhuar pranë tyre. Në total janë 119 persona të angazhuar në këto shërbime.
Nga vëzhgimi i realizuar qendrat sociale ekzistuese kanë këtë numër stafi:
“Të qëndrojmë së bashku” -26 persona staf
“Qendra sociale Multidisiplinare” -22 persona staf
“Qendra Komunitare Shkozë” -25 persona staf
“Qendra sociale “Shtëpia e Përbashkët” -22 persona staf
“Gonxhe Bojaxhi” -12 persona staf
“Strehëza Tiranë” -12 persona staf
Të ardhurat vjetore për qendat sociale në vitin 2018 arritën një shumë totale prej 123.674.008 lekësh. Këto të ardhura janë të shpërndara mes 6 qendrave sociale që japin shërbim në Tiranë:
“Të qëndrojmë së bashku: -33.144.965 lekë
“Qendra Sociale Multidisiplinare” – 28.437.733 lekë
“Qendra Komunitare Shkozë” – 30.945.883 lekë
“Qendra Shtëpia e Përbashkët” – 26.845.427 lekë
“Gonxhe Bojaxhi” – 2.000.000 lekë
“Streheza Tirana” – 2.300.000 lekë
Ajo që vihet re në mënyrën si këto para shpenzohen, është se më shumë se 50% e buxhetit shkon për pagat e punonjësve, ndërkohë që shihet nevoja materiale mbështetëse për frekuentuesit e qendrave ditore. Për të përmirësuar situatën dhe për të rritur cilësinë e shërbimit në qendrat sociale qendra T’REJA ka rekomanduar 8 pika kryesore që konsistojnë në :
Bashkëpunimin me donatorë dhe aktorë të tjerë lokalë e qëndrorë
Fleksibilitet në ofrimin e shërbimit
Trajtimi rast pas rasti i frekuentuesve/qasje ndërsektoriale
Kordinim i shërbim ofrueve
Shtimi i profesionistëve në përputhje me numrin e përfituesve të shërbimit
Rritja e kohës së shërbimit në qendrat sociale
Përfshirja e grupeve përfituese në hartimin e planit
Ndarja e ekperiencave pozitive
*Citizens Channel /E.K/
The post Analiza: Sa para shpenzohen për personat në situatë rruge në Tiranë? appeared first on Citizens.al.